LAJMI I FUNDIT:

Sami Mazreku riemërohet drejtor i Shoqatës së Sigurimeve

Sami Mazreku riemërohet drejtor i Shoqatës së Sigurimeve

Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka riemëruar për mandatin e ardhshëm në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazrekun.

Mazreku nga vitit 2006 është pjesë e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ndërsa me shoqatën ka udhëhequr tash e një vit.


“Të nderuar miq, shokë e dashamirë,

Ju njoftoj se sot me datë 06.12.2018, nga Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës jam ri-emëruar në detyrë si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. Falënderoj drejtuesit e kompanive të sigurimeve për besimin e dhënë në udhëheqjen e punës së shoqatës në sfidat e ardhshme. Njëherit, falënderoj familjen dhe miqtë për përkrahjen dhe besimin gjatë gjithë kësaj kohe”, ka shkruar në profilin e tij, në Facebook, drejtori Mazreku. /Telegrafi/