LAJMI I FUNDIT:

Sam Asghar mohon akuzat se po e kërcënon Britney Spearsin me publikimin e videove të turpshme, në këmbim të pasurisë

Sam Asghar mohon akuzat se po e kërcënon Britney Spearsin me publikimin e videove të turpshme, në këmbim të pasurisë
Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Paul Archuleta/FilmMagic)

Sam Asghar po mohon me vendosmëri akuzat për kërcënimin e Britney Spears, se do t’ia publikojë disa video, në rast se ajo nuk pranon që t’i japë më shumë para nga divorci.

“Ka shumë pretendime se Sam po sfidon paramartesën dhe kërcënon të shfrytëzojë ish-gruan e tij me video. Të gjitha këto pretendime nuk janë të vërteta”, raporton përfaqësuesi për media i Samit për ET Canada.

Komentet e tij vijnë mes raportimeve të shumta kinse trajneri i fitnesit i ka kërcënuar se do të publikojë informacione ose materiale të turpshme për këngëtaren nëse nuk bëhen lëshime për para-martesën e tyre qe Asghar të marrë më shumë para nga divorci.


Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Steve Granitz/WireImage)

“Asnjë qëllim negativ nuk është drejtuar kurrë ndaj saj dhe nuk do të jetë kurrë”, thotë përfaqësuesi për media i Asgharit.

Sam Asghari kërcënon se do të nxjerrë informacione 'të turpshme' të Britney Spears nëse kontrata paramartesore nuk rinegociohet
Lexo po ashtu Sam Asghari kërcënon se do të nxjerrë informacione 'të turpshme' të Britney Spears nëse kontrata paramartesore nuk rinegociohet

“Sam gjithmonë e ka mbështetur dhe do ta mbështesë atë”, u shpreh ai.

Duhet kujtuar se bashkëshorti i saj i tretë, paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ylli e tradhtoi dhe e rrahu.

Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Merritt/Getty Images for GLAAD)

29-vjeçari tha se ylli i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe theksoi se ajo kishte lidhje me një burrë që punonte në shtëpinë e saj.

Spears dhe Asghari u martuan në një event privat në shtëpinë e Spears në Kaliforni në qershor të vitit 2022, gati gjashtë vite pasi u takuan në xhirimet e klipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016.

Në dasmë morën pjesë yje të tjerë, duke përfshirë: Selena Gomez, Paris Hilton, Madonna, Drew Barrymore dhe Donatella Versace. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Magazina
Kalo në kategori