Sallatë me fasule si racion

Receta e sotme bën bashkë fasulen e kuqe dhe të bardhë, që do i japin trupit tuaj energji dhe plot lëndë ushqyese
Domatet dhe përbërësit tjerë, ia shtojnë lezetin kësaj recete! – transmeton Telegrafi.
Nevojiten:- 150 g fasule të kuqe;- 150 g fasule të bardhë;- 2 domate;- 1 spec;- 1 spec djegës i vogël;- 1 qepë e kuqe;- pak majdanoz të freskët;- disa fletë borziloku;- vaj ulliri,- uthull molle;- kripë;- piper.

Zieni fasulen dhe lëreni që të ftohet pak.
Grini qepën, specin dhe domaten dhe pastaj përzieni me fasulen.
Qitni erëza sipas shijes, në fund shtoni fletët e borzilokut dhe qitni sipër vajin e ullirit dhe uthullën e mollës.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































