LAJMI I FUNDIT:

Sallahu: Komisioni i Venecias ka dhënë “dritën e gjelbër” për reformat në sistemin prokurorial

Sallahu: Komisioni i Venecias ka dhënë “dritën e gjelbër” për reformat në sistemin prokurorial

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka mohuar sot se Komisioni i Venecias ka kundërshtuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Ai tha se kanë pranuar draft-opinionin e Venecias, ku i jepet “drita e gjelbër” për reduktimin dhe reformimin e sistemit prokurorial.


“Kemi pranuar një draft-opinion, i cili ende nuk është shndërruar në opinion dhe përcakton saktë se jepet “drita e gjelbër” Ministrisë së Drejtësisë për riformimin e sistemit prokurorial në fushën e reduktimit dhe zgjedhjes së prokurorëve të ri, duke i paraparë disa specifike të veçanta. Të gjitha këto deklaratat që kanë dalë në opinion janë të pabazuara dhe qëllimkëqija. Të njëjtat dëmtojnë një reformim të mirëfilltë që rrisin efikasitetit në sistemin prokurorial. Asgjë më tjetër, çdo tentim tjetër jashtë kësaj është tentim për të denigruar sistemin e pavarur të sistemit prokurorial”, tha ai.

Në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, Sallahu foli edhe për miratimin e projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave, ku përfshihet deklarimi i pasurisë së mjekëve dhe profesorëve universitar.

“Ekspertë kanë deklaruar se duhet të vendoset në deklarim të pasurisë edhe mjekët edhe profesorët, pasi marrin paga prej institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Duke komentuar mohimin e masakrës në Reçak nga ministri serb Aleksandar Vulin, Sallahu ripërsëriti se janë duke punuar për faktimin e gjenocidit serb.

Ai bëri të ditur se për disa shkaqe teknike i është pamundësuar vizita te “Grupi i Kumanovës” në Maqedoninë e Veriut, por sipas tij e njëjta do të ndodhë shumë shpejt.

Pjesë e kësaj konference për medie ishte edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasiqi, i cili ri-përsëriti rëndësinë e miratimit të dy projektligjeve për vetëqeverisje lokale

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori