Qendërmbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, ka folur për mentalitetin dhe ambicien e “Topçinjve” teksa ata vazhdojnë ndjekjen e trofeve të mëdhenj këtë sezon.

Duke folur me besim, Saliba theksoi urinë e ekipit për të fituar tituj, me Arsenalin aktualisht gjashtë pikë përpara në krye të tabelës së Ligës Premier përpara Manchester Cityt.


“Që nga sezoni im i parë këtu, ne gjithmonë kemi qenë këtu për të garuar për vendin e parë. Ne jemi gjithmonë shumë afër fitimit të ligës. Ne kemi këtë uri, duam ta fitojmë këtë ligë”, ka thënë fillimisht Saliba.

“E dimë që mund të fitojmë gjithashtu, kemi ekipin për këtë, do të luftojmë për ta arritur këtë. Atmosfera është e mirë”.

“Ne ishim të parët në Ligën e Kampionëve, jemi të parët në Ligën Premier dhe do të shkojmë në Wembley pas një muaji, kështu që po, atmosfera është e mirë”, përfundoi mbrojtësi i Arsenalit. /Telegrafi/

telegrafi sport app