Suhareka ishte komuna e radhës ku Nisma për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore, ku të rinjve të kësaj komunë u është bërë thirrje që t’i bashkohen Nismës për t’iu dhënë një orientim dhe mundësi për të ardhmen.
I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk i ftojnë të rinjtë t’i bashkohen Nismës që pastaj pas zgjedhjeve t’iu thonë “mbushni nga një çantë gurë dhe ejani në Prishtinë të gjuani shtetin tuaj”.
“Kosovës nuk i duhet gara se kush po shan më shumë dhe kush po gjuan gurë. Ne kur i thërrasim të rinjtë e Kosovës dhe të Suharekës të bashkohen me Nismën i thërrasim për të ju dhënë një orientim dhe një mundësi për të ardhmen. Ne nuk i thërrasim djemtë dhe vajzat e juaja dhe këta të rinjtë ejani me ne e çka pastaj, pastaj kur të kryhen zgjedhjet cila është oferta, oferta është keni me mbush nga një çantë gurë e me ardhur në Prishtinë e me i mëshuar shtetit tuaj. Jo, kjo nuk është ofertë e së ardhmes, kjo është ofertë e rrënimit. Ne jemi duke ftuar djemtë intelektual, vajzat e djemtë e Suharekës të bashkohen me ne për të marrë përgjegjësi shtetërore, për të marrë përgjegjësi drejtimit të shtetit dhe komunës së tyre”, tha Limaj.
Limaj u tha qytetarëve të Suharekës se iu ofrojnë një mundësi që për herë të parë të kenë një kryetar komune që nuk bënë dallime partiake dhe një kryetar që përfaqëson të gjitha grupet, shtresat e kësaj komunë.
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Sadri Balaj, premtoi se do të jetë kryetar i të gjithë banorëve të kësaj komune, pa dallime partiake.
Ai po ashtu premtoi se buxheti i komunës gjatë qeverisjes së tij nuk do të përdoret për mashtrime elektorale.
“Me Nismën në krye të qeverisë komunale unë do të bëj që strukturat e urbanizimit të kenë një kujdes të veçantë, me neve buxheti nuk do të përdoret për mashtrime elektorale sikur bën qeverisja aktuale. Kjo qeveri punon vetëm gjatë fushatës zgjedhore lokale dhe ky është mashtrim dhe punë jo cilësore. Në komunën tonë ekziston një plan rregullativ urbanistik, por ai nuk është duke u respektuar aspak.
Ne do të ndërtojmë dhe nuk do të lejojmë që ky plan të mos respektohet. Do të shtojmë investimet në infrastrukturën rrugore në të gjithë territorin e komunës, duke mundësuar lidhje dhe qasje më të lehtë për të gjithë qytetarët e tanë. Do të bëjmë investime të vazhdueshme në sigurimin e ujit të pijshëm për të gjithë vendbanimet e komunës tonë, në bashkëpunim me kompanitë menaxhuese të ujësjellësit”, tha Balaj.
Po ashtu, pretendenti për kryetar të Komunës së Suharekës, Sadri Balaj, tha se fokus i qeverisjes së tij do të jetë arsimi dhe shëndetësia.
Me këtë rast Nisma për Kosovën ka prezantuar edhe kandidatët e saj për asamble komunale të Suharekës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?