Arrigo Sacchi beson se trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri do të bënte një 'revolucion të madh' në Juventus.

Sacchi që është i njohur për admirimin e tij të gjatë ndaj lojës së Sarrit, mendon se Juve do të përfitonte nga stili dhe identiteti që prodhon 60-vjeçari.


Ai së fundmi e fitoi Ligën e Evropës me Chelsean, duke fituat 4-1 ndaj Arsenalit.

"Sarri duke fituar me Chelsea më dha kënaqësi të madhe. Nëse nuk do të fitonte, njerëzit do të thoshin se ai ishte në atë kategori të trajnerëve të cilët janë të mirë, por kurrë nuk fitojnë”.

GettyImages 1152496754 Maurizio Sarri. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/ Guliver)

"Ai fitoi me meritë. Ai fitoi në një ndeshje që nuk ishte e lehtë. Ai ka disa lojtarë të mëdhenj, por zakonisht luajnë pak për ekipin”.

"Kam një dashuri për trajnerët të cilët i japin një stil të caktuar ekipit. Në Itali ka vetëm katër ose pesë që janë strategë të mirë dhe i japin një përshtypje ekipit të tyre”.

4D31E37F00000578 0 image a 5 1528912609565 Sarcchi ka miqësi me Sarrin dhe Guardiolan

"Të gjithë të tjerët janë thjesht taktikë. Sarri ka treguar se di se si t'i japë ekipit të tij një stil, një identitet. Sarri në Juventus do të ishte një revolucion i madh", ka thënë Sacchi. /Telegrafi/

telegrafi sport app