LAJMI I FUNDIT:

Sabit Geci vetëdorëzohet në Burgun e Dubravës, por përfundon në spital

Sabit Geci vetëdorëzohet në Burgun e Dubravës, por përfundon në spital

Ish- eprori i UÇK-së, Sabit Geci është vetë dorëzuar dhe ka shkuar në vuajtjen e dënimit me burg në Burgun e Dubravës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është shtruar në spital.

Lajmin  e ka konfirmuar avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku.

“Po mbrëmë është rikthyer në Kosovë në ora 1 e 30 të natës nga Stambolli. Përkundër gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, për të cilën janë të informuara të gjitha organet përgjegjëse, aktualisht ai për shkak të gjendjes së rënduar është në spital, sepse mbrëmë rrugës deri sa po transportohej për në Dubravë i është përkeqësuar gjendja”, tha Millaku, për Klan Kosova.


Ai me këtë rast ka shtuar se klienti i tij gjendet për shërim në Stamboll.

Sabit Geci nuk kthehet në burg për vuajtjen e dënimit, shkon në Turqi për shërim
Lexo po ashtu Sabit Geci nuk kthehet në burg për vuajtjen e dënimit, shkon në Turqi për shërim

Millaku ka thënë se në vazhdimësi i ka njoftuar organet kompetente për gjendjen e Sabit Gecit, i cili, sipas tij, është i prekur nga kanceri në mëlçi dhe në organe të tjera vitale.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të arrestojë ish-eprorin e UÇK-së, Sabit Gecin, i cili është i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile dhe për armëmbajtje pa leje.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori