Bazuar në një sondazhi të fundit, gjysma e votuesve aktualisht përdorin telefona që janë një ose dy vjeç.

Por kjo nuk është mosha mesatare e një telefoni dhe kjo mesatare mund të jetë në rritje – në vijim, gjysma e përdoruesve do të kenë një telefon që është 3 vjeç ose më i ri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Sipas gsmarena, në pyetjen e parë - sa vjeç është telefoni juaj aktual - përgjigja kryesore ishte "1-vjeçar", që sugjeron se shumë njerëz janë “përmirësuar” kohët e fundit.

Screenshot 16 1

Përtej atyre prej një viti, është një ndarje mjaft e barabartë midis telefonave 2-vjeçarë dhe 3-vjeçarë.

Por, siç thuhet më tej, ekziston një sasi befasuese e telefonave që janë edhe më të vjetër – në fakt, një e treta e votuesve përdorin një telefon që është të paktën 4 vjeç. /Telegrafi/