LAJMI I FUNDIT:

Sa vërtet është i shëndetshëm qulli i tërshërës për ju

Sa vërtet është i shëndetshëm qulli i tërshërës për ju

Kafjall i mirë dhe i ëmbël, diçka që bash ushqimin e yndyrshmen e keni zëvendësuar me qull tërshëre

Dëshironi të ndryshoni mënyrën e ushqimit, që të dobësoheni dhe të jeni më të shëndetshëm, gjë që është plotësisht në rregull. Mirëpo, është qulli i tërshërës aq i mirë për organizmin tonë aq sa mbisundon edhe mendimi?

Një ndër imunostimuluesit kryesorë të ditëve të sotme është beta-glucani. Është fjala për polisaharidën e zinxhirit të dytë, i cili në natyrë gjendet në drithëra dhe në kërpudha, por më së shpeshti përftohet nga tharmi, malti, elbi dhe tërshëra, transmeton Telegrafi.


Me veprimin e tyre ndihmojnë te infeksionet virusale, bakteriologjike dhe kërpudhore, si edhe te sëmundjet auto-imune.

Si vepron qulli i tërshërës në organizmin tonë?

Qulli i tërshërës përmban beta-glucan, substancë e cila ul nivelin e kolesterinës në gjak dhe ndikon në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi.

Nëse në tepsinë me qullin e tërshërës grini një mollë me lëvore në rende, do të mbroni organizmin, sepse molla është e pasur me pektinë, e cila pengon absorbimin e kolesterinës në zorrë dhe nxit nxjerrjen jashtë të saj nga organizmi.

Do të ishte ideale që të hani qull tërshëre së paku tri herë në javë – dhe vërtet do të filloni mirë ditën me një gotë ujë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pneumonia: Pesë shenja paralajmëruese që mushkëritë po dëmtohen nga COVID-19

Pneumonia: Pesë shenja paralajmëruese që mushkëritë po dëmtohen nga COVID-19

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori