Nëse jeni duke luftuar me presionin e lartë të gjakut, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos e lini të bjerë shumë poshtë
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën JAMA Internal Medicine, presioni sistolik i gjakut nuk duhet të bjerë nën 120 mmHg.
Shkencëtarët amerikanë matën nivelin e presionit sistolik të gjakut në 4480 persona që vuanin nga hipertensioni (presioni i lartë i gjakut). Për një periudhë prej 21 vjetësh, ata matën nivelin e presionit sistolik të gjakut çdo 3 vjet për të zbuluar nëse një nivel më i ulët i presionit të gjakut sistolik mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si sulmi në zemër, goditje në tru dhe dështimi i zemrës.
“Ne besuam se presioni i ulët i gjakut nënkupton një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare”, tha kreu i hulumtimit, Carlos Jose Rodriguez shtoi se “ne zbuluam se ekziston një kufi më i ulët i nivelit të presionit sistolik të gjakut”.
Çdo pjesëmarrës, niveli i presionit të gjakut sistolik të të cilit ra nën 120 mmHg, nuk kishte përfitime shëndetësore kardiovaskulare.
Niveli ideal i presionit sistolik të gjakut varion nga 120 në 138 mmHg. Njerëzit, presioni i gjakut i të cilëve ishte në këtë nivel, kishin përfitimet më të rëndësishme për shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Ky hulumtim nuk do të ndryshojë mënyrën se si trajtohet presioni i lartë i gjakut, por do të shikojë më nga afër efektin e presionit të ulët të gjakut në shëndet.
Ekziston një besim se presioni i ulët i gjakut është gjithmonë më i mirë se presioni i lartë i gjakut, por ky studim tregon të kundërtën.
Ulja e presionit të gjakut sistolik nën 120 mmHg mund të ketë pothuajse të njëjtat efekte negative shëndetësore si nivelet e presionit të lartë të gjakut. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para