LAJMI I FUNDIT:

Sa do të ndikojë në rritjen e produktivitetit të kompanisë, java me katër ditë pune?

Sa do të ndikojë në rritjen e produktivitetit të kompanisë, java me katër ditë pune?

Të shumta janë kompanitë që theksojnë rëndësinë e ekuilibrit midis jetës profesionale dhe asaj personale. Këto e pranojnë faktin se punëtorët e tyre kanë nevojë të pushojnë dhe se mbingarkesa në punë nuk është aspak në të mirë të produktivitetit të kompanisë së tyre.

Ka dhe nga ato kompani, të cilat po testojnë javën e punës me katër ditë dhe po shikojnë ndikimin e tyre në rritjen e produktivitetit, përcjell Telegrafi.


Punëtorët do të gëzojnë të njëjtën pagesë dhe do të kenë tre ditë pushimi. Kjo sepse punëtorët e ditëve të sotme ndihen shumë të mbingarkuar, duke qenë se punojnë deri në 70-80 orë në javë. Por një ritëm i tillë jete ndikon negativisht edhe në shëndetin e tyre dhe ata i kushtojnë gjithnjë e më pak kohë familjes së tyre dhe miqve.

Nëse të gjithë punëtorëve do t’i krijohej mundësia për të punuar katër ditë në javë dhe për të pushuar tri të tjera, ata do të bënin maksimumin që të përfundonin brenda këtyre ditëve të punës projektet e ngarkuara, ndërsa gjatë ditëve të pushimit do të kishin të gjithë kohën e mjaftueshme për të kryer të gjitha aktivitetet e tjera.

Nga 1 janari në Zvicër udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune
Lexo po ashtu Nga 1 janari në Zvicër udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune

Prandaj, java e punës me katër ditë do të ndikonte në vendosjes e ekuilibrit ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale dhe mbi të gjitha do të ndikonte në rritjen e produktivitetit.

Pavarësisht entuziazmit për një javë pune më të shkurtër dhe avantazheve me të cilat shoqërohet ajo, ekzistojnë edhe shumë barriera që e pengojnë realizmin e saj.

Pra, kompani të ndryshme nuk mund të kalojnë nga sot nesër, nga një javë me pesë ditë pune tek një javë me katër ditë pune, sepse përveç reduktimit të orëve të punës, ajo që është më e rëndësishmja për t’u ndryshuar dhe në të njëjtën kohë edhe më e vështira është mendësia, ajo që duhet ndryshuar. /Telegrafi/