LAJMI I FUNDIT:

Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trumpit?

Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trumpit?

Donald Trump është paditur penalisht katër herë dhe do të përballet me një sërë gjykimesh në vitin 2024, ndërsa kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Këtu është një udhëzues për katër rastet dhe çfarë mund të nënkuptojnë ato për ish-presidentin dhe kandidatin aktual për nominimin presidencial republikan, raporton bbc.

Cilat janë akuzat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020?


Kjo është aktakuza më e fundit, e cila u bë e ditur gjatë mbrëmjes së kaluar në Atlanta.

Donald Trump dhe 18 të tjerë e kanë gjetur veten në një aktakuzë prej 41 pikash rreth përpjekjeve të supozuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Hetimi u ndez pjesërisht nga një telefonatë e rrjedhur në të cilën ish-presidenti i kërkoi zyrtarit më të lartë zgjedhor të Georgias “të gjente 11,780 vota”.

Ngritet aktakuzë e re kundër Donald Trump
Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë e re kundër Donald Trump

Ai u godit me 13 akuza penale, duke përfshirë një shkelje të supozuar të “Racketeering Influenced and Corrupt Organizations Act” (Riko).

Akuzat e tjera përfshijnë kërkesa ndaj një nëpunësi publik të shkel betimin, komplot për të kryer imitimin e një zyrtari publik, komplot për të kryer falsifikim, komplot për të dhënë deklarata të rreme me gojë dhe me shkrim si dhe komplot për të paraqitur dokumente të rreme.

Cilat janë dënimet e mundshme?

Akuza e shantazhit, e cila përdoret më së shumti në rastet e krimit të organizuar, mund të dënohet maksimalisht me 20 vjet burg.

Prokurores së Georgias, Fani Willis, do të duhet të dëshmojë se ka pasur përpjekje për korrupsion nga Trump dhe aleatët e tij me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, në mënyrë që të dënohen.

Sa i përket dhënies së deklaratave të rreme, kjo dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet ose gjobë, transmeton Telegrafi.

Dhe një person i dënuar për akte kriminale të shkallës së parë për të kryer mashtrime zgjedhore do të përballet me një deri në tre vjet burg.

Cila do të jetë mbrojtja e tij?

Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka bërë diçka të keqe në këtë rast.

Ai e ka mbrojtur thirrjen telefonike në fjalë si “perfekte” dhe e ka akuzuar Willisin se ka nisur hetime me motive politike.

Cilat janë akuzat në hetimin zgjedhor 2020?

Donald Trump është akuzuar pas një hetimi të veçantë federal rreth përpjekjeve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Trump pasi u la i lirë me kusht: Mund të dënohem me 561 vjet burg për një krim që nuk e kam kryer
Lexo po ashtu Trump pasi u la i lirë me kusht: Mund të dënohem me 561 vjet burg për një krim që nuk e kam kryer

Aktakuza prej 45 faqesh përmban katër pika: komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, komplot për të penguar një procedurë zyrtare, pengim dhe përpjekje për të penguar një procedurë zyrtare dhe komplot kundër të drejtave.

Ato rrjedhin nga veprimet e ish-presidentit në vazhdën e zgjedhjeve të vitit 2020, duke përfshirë edhe trazirat e 6 janarit në Kongresin amerikan, e cila ndodhi ndërsa ligjvënësit po mbledheshin për të vërtetuar fitoren e Joe Bidenit.

Cilat janë dënimet e mundshme?

Dënimet për këto akuza përfshijnë:

Komploti për të mashtruar SHBA-në dënohet me gjobë ose deri në pesë vjet burg;
Pengimi i një procedimi zyrtar dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 20 vjet;
Komploti kundër të drejtave dënohet me gjobë ose jo më shumë se 10 vjet burg, ose të dyja;
Por ka pyetje logjistike, sigurie dhe politike rreth asaj nëse Trumpi do të vuante dënimin edhe nëse akuzohej dhe dënohej.

Cila do të jetë mbrojtja e tij?

Trump u akuzua zyrtarisht më 3 gusht nga gjykata në Uashington D.C. Pritet që një datë e përkohshme e gjykimit të caktohet më 28 gusht.

Ai argumenton se akuzat janë një përpjekje për ta penguar atë të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Para se të largohej nga Uashingtoni pas seancës dëgjimore të tij, ai u tha gazetarëve se rasti “është një persekutim i një kundërshtari politik”.

Trump ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë për trazirat e 6 janarit të vitit 2021.

Ekipi ligjor i republikanit ka gjithashtu të ngjarë të argumentojë se ish-presidenti nuk është drejtpërdrejt përgjegjës për dhunën që u shfaq atë ditë, sepse ai u tha mbështetësve të marshonin “paqësisht” drejt Capitolit dhe mbrohet nga e drejta e lirisë së fjalës bazuar në Amendamentin e Parë.

Cilat janë akuzat në rastin e dokumenteve të klasifikuara?

Trump po përballet me 40 akuza penale për keqpërdorimin e materialeve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Mijëra dokumente u sekuestruan vitin e kaluar gjatë një kontroll të FBI-së në pronën e tij në Florida, Mar-a-Lago, duke përfshirë rreth 100 që u shënuan si të klasifikuara.

Akuza lidhen me trajtimin e dokumenteve, por edhe me përpjekjet për të penguar zyrtarët e FBI-së që t’i marrin ato.

Trump beson se mund të fitojë zgjedhjet edhe nëse dënohet
Lexo po ashtu Trump beson se mund të fitojë zgjedhjet edhe nëse dënohet

Shumica e akuzave janë për mbajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, që bie nën Aktin e Spiunazhit.

Më pas ka tetë akuza individuale që përfshijnë komplot për të penguar drejtësinë, mbajtjen e një dokumenti ose regjistrimi dhe dhënien e deklaratave të rreme.

A do të shkojë në burg Donald Trump?

Këto akuza – në teori – mund ta dërgojnë në burg Trumpin.

Por, logjistika, siguria dhe politika e burgosjes së një ish-presidenti nënkuptojnë se një dënim konvencional me burgim shihet si i pamundur nga shumë ekspertë.

Duke parë ligjet, akuzat sipas ligjit të spiunazhit, për shembull, secila mbart një dënim maksimal prej 10 vjetësh.

Akuza të tjera, që lidhen me konspiracionin dhe mbajtjen ose fshehjen e dokumenteve, secila mbart dënime maksimale prej 20 vjetësh.

Pse Trump po këmbëngul që proceset gjyqësore kundër tij të fillojnë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane?
Lexo po ashtu Pse Trump po këmbëngul që proceset gjyqësore kundër tij të fillojnë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane?

Akuzat që lidhen me një skemë për fshehje dhe përfaqësimet e rreme sjellin dënime me pesë vjet secila.

Por, gjersa nuk ka dyshime se akuzat janë të rënda, shumë pyetje mbeten pa përgjigje në lidhje me dënimet e mundshme nëse ai shpallet fajtor.

Cila do të jetë mbrojtja e tij?

Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat ndërsa gjykimi është caktuar të fillojë në maj të vitit 2024.

Ish-presidenti ka ofruar mbrojtje të ndryshme për materialet e gjetura në pronën e tij, shumica e argumenteve janë se i ka deklasifikuar ato. Nuk është dhënë asnjë dëshmi se kjo ishte e mundur ose është e vërtetë.

Avokatët mund të argumentojnë në gjykatë se Trumpi ishte shënjestruar në mënyrë të padrejtë dhe se politikanë të tjerë, përkatësisht Hillary Clintonin, Mike Pencendhe presidenti aktual, Joe Biden, nuk u akuzuan kurrë për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

Pence mund të dëshmojë kundër Trumpit
Lexo po ashtu Pence mund të dëshmojë kundër Trumpit

Por, ekspertët thonë se rasti i ish-presidentit është i ndryshëm në disa mënyra. Së pari, politikanë të tjerë ishin të gatshëm të kthenin çfarëdo dokumenti që kishin, ndërsa prokurorët pretendojnë se Trumpi rezistoi.

Trump po përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në shkallën e parë.

Akuzat rrjedhin nga një pagesë para zgjedhjeve të vitit 2016 për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila thotë se kishte një aferë seksuale me Trumpin.

Ndërsa një pagesë e tillë nuk është e paligjshme, shpenzimi i parave për të ndihmuar një fushatë presidenciale, por mos zbulimi i saj shkel ligjin federal të financimit të fushatës.

Cilat janë dënimet e mundshme?

Secila nga akuzat mbart një maksimum prej katër vjet burg, megjithëse një gjykatës mund ta dënojë Trumpin me kusht nëse ai shpallet fajtor.

Cila do të jetë mbrojtja e tij?

Trumpi është deklaruar i pafajshëm dhe do të dalë në gjyq për këtë rast në muajin mars.

Ai mohon të ketë pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale me Danielsin dhe thotë se pagesa është bërë për të mbrojtur familjen e tij nga akuzat e rreme, jo për të ndikuar në zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Kokosi, muzika dhe fushata virale", interneti i pushtuar me Kamala Harris - a do t'i sjellë kjo më shumë vota?

Amerika
Trump i tha nipit ta linte djalin e tij me aftësi të kufizuara të vdiste, shkruan në librin e nipit të Trumpit

Trump i tha nipit ta linte djalin e tij me aftësi të kufizuara të vdiste, shkruan në librin e nipit të Trumpit

Amerika
Të dielën, bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Të dielën, bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Botë
Netanyahu në Kongresin amerikan: SHBA dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku, Biden është një sionist krenar

Netanyahu në Kongresin amerikan: SHBA dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku, Biden është një sionist krenar

Amerika
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Shtohen dyshimet për atentatin, Trump:

Shtohen dyshimet për atentatin, Trump: "Si u ngjit dikush në çati dhe pse nuk u raportua?"

Amerika
Kalo në kategori