Uji i pijshëm në Kosovë është i pastër në një shkallë shumë të lartë, kështu ka vlerësuar drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Let’s Do It Peja”, Urim Xharavina.
Ai ka thënë se kontrollimi i ujit bëhet nga kompanitë rajonale të ujësjellësit në të gjitha qendrat e Kosovës, dhe gjithashtu verifikohet nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.
Sipas tij, raportet tregojnë se deri në 97 apo 98 për qind të ujit është i pastër për pije.
Megjithatë, ai ka shtuar se ekzistojnë disa raste të ndryshme kur uji mund të kontaminohet, si në rastet e vërshimeve apo praninë e sasisë së mëdha të manganit.
“Është i pastër shumë, sepse i bëhet kontrollimi nga kompanitë rajonale të ujësjellësit në të gjitha qendrat e Kosovës, po ashtu verifikohet edhe nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, dhe mund të themi sipas raporteve se diku deri në 97 apo 98 për qind uji është i pastër për pije përveç rasteve kur ka vërshime apo me raste me sasi të mëdha të manganit”, ka deklaruar ai.
Në vijim, Xharavina ka shpjeguar se disa ujëra dhe liqene në Kosovë janë të kontaminuara për shkak të mbetjeve industriale nga e kaluara, ujërave të zeza nga kanalizimet e qendrave urbane dhe rurale, si dhe nga hedhja e mbeturinave nga papërgjegjësia e qytetarëve dhe e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e resurseve ujore.
“Ujërat apo liqenit në një masë disa prej tyre janë të kontaminuar me substanca të ndryshme për shumë arsye, e para është nga mbetjet industriale nga e kaluar që me rënie të shiut ato shpërlahen edhe përfundojnë në lumenj, e dyta është ujërat e zeza nga kanalizimet prej qendrave urbane, por edhe prej qendrave rurale. Pastaj edhe nga hedhja e mbeturinave të ndryshme nga papërgjegjësia në radhë të parë e qytetarëve, por edhe institucioneve përgjegjëse për menaxhim të resurseve ujore”, ka deklaruar Xharavina në RTVD.
Ai ka theksuar gjithashtu mungesën e vetëdijesimit të qytetarëve dhe përgjegjësinë e institucioneve për menaxhimin e resurseve ujore si shkaqe kryesore të kontaminimit të ujërave në disa zona të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit