Rritja e temperaturave i josh njerëzit të dalin në natyrë. Por sa gjasë ka që të infektohesh jashtë nga coronavirusi?
Mundësia e infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët se sa në mjediset e mbyllura – qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit.
Aerosolet në ajër luajnë një rol vendimtar në përhapjen e coronavirusit.
Sipas ekspertëve, jashtë aerosolet shumë shpejt e humbasin rrezikshmërinë.
“Kjo ka të bëjë me faktin, se qarkullimi i ajrit jashtë është më i madh. Duke pasur rryma ere shumë shpejt ndodh efekti i hollimit”, shpjegon për DW, Nico Mutters, drejtor i Institutit të Higjienës dhe Shëndetit Publik në Klinikën e Universitetit të Bonit.
Edhe Birgit Wehner, studiuese e aerosoleve në Institutin Leibniz për Studimet e Troposferës, thotë, se piklat, që dalin nga procesi i frymëmarrjes, jashtë thahen dhe hollohen më shpejt.
Në një deklarim të Shoqatës për Studimet e Aerosoleve, që është nënshkruar edhe nga Wehner, thuhet megjithatë, se në grupime të mëdha njerëzish me distanca të vogla as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i ngjitjes së virusit.
Pra edhe jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra.
“Nëse nuk e ruani distancën dhe qëndroni ballë për ballë me njëri-tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese”, thotë në intervistë për DW virologu Alexander Kekulé.
Ai njihet në media për kritikat e tij ndaj masave të qeverisë.
Sipas tij, me virusin duhet të komportohemi pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.
Rregullorja e ruajtjes së distancës duhet të respektohet edhe për mutacionet e virusit.
Kekulé thekson: “Mutantët nuk fluturojnë më tej, kjo është e rëndësishme të thuhet”.
Ato janë pak më shumë ngjitëse, por kjo nuk bën dallim për masat kufizuese. Duhet që të evitohen edhe të puthurat e përqafimet. Gjatë lëvizjeve normale – si një kalim shkurt krah tjetrit jashtë – pothuajse nuk ka asnjë rrezik.
Studimet konfirmojnë, se rreziku për t’u infektuar jashtë është minimal.
Një studim nga Kina për shembull provon, se nga 7324 infeksione të regjistruara vetëm një ka ndodhur jashtë.
Edhe Instituti Robert Koch në Gjermani në faqen e internetit shkruan, se infeksionet jashtë në hapësira janë shumë të rralla.
A luan rol era në përhapjen e virusit?
“Sa më shumë erë të ketë, aq më shumë shtyhet reja e aerosoleve që nxjerr njeriu”, shpjegon fizikanti dhe studiuesi i aerosoleve Gerhard Scheuch. Nëse respektohet distanca nuk ka gjasë që të ketë efekt ngjitës të aerosoleve.
Në intervistë për DW, Scheuch thotë, se “vetëm përmes ngrohtësisë së trupit në atmosferë krijohet një rrymë ajri, që normalisht shkon lart si në një oxhak”.
Sepse temperatura e trupit në përgjithësi është 37 gradë pra më e lartë se temperatura e mjedisit.
“Ajri i ngrohtë shkon lart dhe reja me aerosole ngjitet kësisoj lart”.
Edhe një studim në Iran provon, që era nuk luan rol për transferimin e aerosoleve infektuese.
Ka dallim nëse është ftohtë apo ngrohtë jashtë?
Kjo pyetje nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare prej studiuesve.
Studiues amerikanë kanë hulumtuar infeksionet në rajone të ftohta, të ngrohta dhe me lagështirë në Kinë dhe nuk kanë gjetur ndonjë korelacion mes kushteve klimatike dhe numrit të infeksioneve.
Ndërsa një studim austriak konfirmon, se rrezatimi ultraviolet i shkatërron viruset. “Rrezatimi ultraviolet ka një efekt minimal në infeksionin nga njeriu tek njeriu”, theksojnë studiuesit, megjithatë infeksioni mund të ndodhë për pak minuta.
Edhe ekspertët e pyetur nga DW kanë mendime të ndryshme.
Nico Mutters vëren, se nuk mund të thuhet në mënyrë përgjithësuese që në stinën e nxehtë rreziku është më i ulët se sa në stinën e ftohtë.
“Vërtetë në verë ka një rrezatim më të lartë ultraviolet, por të njëjtat vlera përmes reflektimit mund të arrihen edhe në hapësirat e skijimit me borë. Po ashtu në mbarë botën ka infeksione pavarësisht nga klima e ngrohtë apo e ftohtë në rajone të ndryshme”.
Por virologu Alexander Kekulé thotë, se infeksionet edhe në vendet e ngrohta ndodhin në mjediset e mbyllura dhe jo jashtë në natyrë.
A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë?
Jashtë është e arsyeshme të mbahet maska kur nuk mund të respektohet distanca mes njerëzve.
Nëse njerëzit janë dendur në masë dhe nuk ka mundësi shmangieje, duhet mbajtur maska.
Edhe në mjedise shfaqjesh apo koncertesh, në stacionet e trenave e autobusëve apo gjatë qëndrimit në radhë ekspertët rekomandojnë ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
Koreano-veriorët i bashkohen rusëve në frontin e luftës, thotë SHBA-ja
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para