Sa kohë duhet për të humbur peshë dhe sa kilogramë mund të biem për një kohë të caktuar?
Gjëja e parë që duhet të bëni kur doni të humbni peshë, është të keni pritshmëri realiste
Për këtë, mund t’ju duhet të kuptoni se çfarë është një shkallë e shëndetshme e humbjes së peshës.
Humbja e peshës ndodh kur konsumoni vazhdimisht më pak kalori sesa digjni çdo ditë.
Ju duhet të krijoni një bilanc negativ kalorish për të humbur peshë. Shkalla e këtij deficiti kalorish ndikon në shpejtësinë e humbjes së peshës.
Për shembull, konsumimi i 500 kalorive më pak në ditë për 8 javë ka të ngjarë të rezultojë në humbje më të madhe në peshë sesa të hani 200 kalori më pak në ditë, shkruan Healthline.
Megjithatë, sigurohuni që të mos e bëni shumë të madh deficitin tuaj të kalorive, pasi mund të rrezikoni për mangësi të lëndëve ushqyese dhe probleme të tjera të shëndetit.
Për më tepër, do të humbni peshë edhe në formën e masës muskulore dhe jo në formën e masës yndyrore.
Faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë në humbjen e peshës
Gjinia
Raporti yndyrë-muskuj ndikon shumë në aftësinë tuaj për të humbur peshë.
Gratë kanë zakonisht një raport më të madh yndyrë-muskuj dhe në përgjithësi, djegin 5-10% më pak kalori se burrat në gjendje “pushimi”. Kështu, burrat priret të humbin peshë më shpejt sesa gratë që ndjekin një dietë të barabartë në kalori.
Mosha
Një nga shumë ndryshimet trupore që ndodhin me plakjen janë ndryshimet në përbërjen e trupit – masa e yndyrës rritet dhe masa e muskujve zvogëlohet. Prandaj edhe humbja e peshës vështirësohet me kalimin e moshës.
Gjumi
Gjumi ka tendencë të jetë një komponent i anashkaluar por vendimtar i humbjes së peshës.
Humbja kronike e gjumit mund të pengojë ndjeshëm humbjen e peshës dhe shpejtësinë me të cilën humbisni kilogramë.
Është treguar se vetëm një natë privimi i gjumit rrit dëshirën tuaj për ushqime me kalori të lartë dhe të varfra në lëndë ushqyese, të tilla si biskota, ëmbëlsira, pije me sheqer dhe patatina, citon Anabel.
Faktorë të tjerë
Disa faktorë të tjerë mund të ndikojnë në shkallën tuaj të humbjes së peshës, përfshijnë: ilaçe si ato kundër depresionit apo antipsikotikë të tjerë; gjendje shëndetësore si tiroidet etj., mënyra si ushqeheni dhe sigurisht, gjenetika.
Synimi për të humbur 0,45–1,36 kg në javë është mënyra më e sigurt dhe e qëndrueshme për të arritur qëllimet tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën