Luka Modric është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012, ndërsa me klubin mbretëror ka fituar gjithçka që mund të fitohet.
37-vjeçari ka pesë tituj të Ligës së Kampionëve, pesë Kupa të Botës për Klube, tre tituj të kampionit të Spanjës, trofe të shumtë të Superkupave e Kupave.
Mjeshtri i mesfushës ishte kapiten i Kroacisë kur e udhëhoqi drejt finales së Kampionatit Botëror në vitin 2018, derisa katër vite më vonë (në ‘Katar 2022’) zunë vendin e tretë.
Ishte futbollisti më i mirë i Botërorit në Rusi dhe në vitin 2018 e fitoi Topin e Artë që i ndahet lojtarit më të mirë në botë.

Modric ka kontratë me Realin deri në 30 qershor të këtij viti dhe akoma nuk dihet nëse do ta pranojë rinovimin apo do ta pranojë ofertën e majme nga Arabia Saudite. Ai vazhdimisht e ka përmendur se ka dëshirë ta mbyllë karrierën në Madrid, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas verës që vjen.
Portali Capology, i cili merret me financat në futboll, ka llogaritur se sa ka fituar kroati deri më tani në karrierën e tij futbollistike.
Sipas këtij portali, përfitimet e përgjithshme të Modricit në karrierë deri më tani kanë qenë mbi 136 milionë euro, ndërsa këtë vit do të kalojnë shifrën prej 140 milionë eurosh. Po ashtu, thuhet se mesfushori kreativ përfiton 420.769 euro në javë nga Reali që kap shifrën vjetore prej 21.88 milionë eurosh. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania