Zbulimi i së kaluarës suaj seksuale apo ndonjë ves të keq të dashurit të ri me siguri do të lehtësojë ndërgjegjen tuaj. E po, a ia vlen kjo gjë në të gjitha lidhjet?
Zbulimi i diçkaje të keqe nga e kaluara bart me vete rrezikun e shkatërrimit të lidhjes. Prandaj, duhet të vlerësoni mirë se a do të jetë e arsyeshme të tregoni diçka nga e kaluara, transmeton Telegrafi.
Harmonia në lidhje
Disa njerëz ndiejnë nevojën që t’i tregojnë partnerit të vërtetën për të kaluarën e tyre.
Nëse kjo gjë ka të bëjë edhe me ju, duhet ta dini që pranimi dhe tejkalimi i ngjarjeve të pakëndshme nga e kaluara shumë më mirë është që të bisedohet me psikoterapeutin sesa me partnerin.
Zgjidhni çastin e duhur
Thoni partnerit që dëshironi të bisedoni për disa gjëra të pakëndshme nga e kaluara juaj dhe që do të prisni përkrahjen e tij. Gjeni një vend të qetë në të cilin mund të bisedoni pa ju penguar askush. Mos e filloni tregimin kur nuk keni kohë të mjaftueshme.
Nëse do të bisedohet në shpejtësi, tregimi juaj do të ndikojë në mënyrë tronditëse dhe do ta detyrojë partnerin që të mendojë mirë se çfarë vendimi të marrë.
Ballafaqohuni me reagimin e tij
Nëse nuk mendoni mirë para se të filloni t’i tregoni partnerit ndonjë “njollë” nga e kaluara, me siguri që do të reagoni keq ndaj reagimit të tij negativ. Prandaj, mos reagoni me emocione: qarja apo ikja në shpejtësi nga ai vetëm sa do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën.
Jepni partnerit kohë të mjaftueshme që të pajtohet me atë që ka dëgjuar. Nuk i dihet? Mbase me tregimin tuaj do të aktivizoni ndonjë “njollë” të tij nga e kaluara, të cilën pastaj do t’jua tregojë juve.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë: Ndonjëherë kjo është normale, por një gjë tregon gjithmonë probleme
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre