LAJMI I FUNDIT:

Sa afër jemi imunitetit të tufës, për të mundur COVID-19?

Sa afër jemi imunitetit të tufës, për të mundur COVID-19?

Këtë javë një deklarim i Dr. Michael Ryan, nga Organizata Botërore e Shëndetit, u bë viral kur dha një qortim të fortë për shpresat se imuniteti i tufës mund të na ndihmonte për të kontrolluar coronavirusin.

“Njerëzit nuk janë tufë,” denoncoi ai, gati në zemërim, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Ai vazhdoi duke thënë: “Unë mendoj se duhet të jemi vërtet të kujdesshëm kur përdorim terma në këtë mënyrë rreth infeksionit natyror te njerëzit sepse mund të çojë në një aritmetikë shumë brutale që nuk i vendos njerëzit dhe jetën dhe vuajtjet në qendër të atij ekuacioni”.

Ndryshe, që nga Mbretëria e Bashkuar në Suedi, imuniteti i tufave është përmendur shumë, pasi qeveritë po përballen me një coronavirus për të cilin Dr. Ryan gjithashtu tha se “ndoshta nuk do të largohet kurrë”.

Imuniteti i tufës është një koncept në epidemiologji që përshkruan se si njerëzit mund të ndalojnë kolektivisht infeksionet nëse një përqindje e lartë e popullatës ka imunitet ndaj një sëmundjeje.

Tjetra është një vaksinë e cila ende duket se është larg.

Por, nëse po përpiqemi të zbulojmë nëse jemi diku afër imunitetit të tufës, ekzistojnë dy pyetje kryesore për të cilat ende nuk kemi përgjigje të sakta.

Sa nga popullata është infektuar? Dhe nëse janë infektuar, për sa kohë kanë imunitet?

Të mërkurën, një studim prej 60,000 personash u botua nga qeveria spanjolle. Ai sugjeroi se vetëm pesë për qind e popullsisë së vendit është infektuar, deri më tani.

Rezultatet ndryshuan masivisht në të gjithë vendin: Madridi ka një shkallë mbizotërimi prej 11.3 për qind; por në provincat në jug, lindje dhe veri-perëndim të vendit, shkalla është shumë më e ulët. Në Seville, për shembull, 2.3 për qind e njerëzve kanë kontraktuar COVID-19.

Ndërsa një studim i 11,000 familjeve në Angli sugjeroi se një në katërqind është aktualisht i infektuar nga virusi – që është vetëm 0.27 për qind e popullsisë, përcjell Telegrafi.

Dhe në Francë, një studim i udhëhequr nga Instituti Pasteur thotë se 4.4 për qind e Francës (2.8 milionë njerëz) janë infektuar.

Studiuesit thonë se niveli edhe në pjesët më të goditura të vendit – në pjesën lindore dhe brenda dhe rreth Parisit – është ende mesatarisht midis nëntë dhe dhjetë për qind.

Këta studiues të njëjtë vazhdojnë të shpjegojnë se “rreth 65 për qind e popullsisë duhet të jenë të imunizuar nëse duam të kontrollojmë pandeminë me mënyrën e vetme të imunitetit”.

Por është e qartë se ne kemi një rrugë të gjatë nga kjo, përveç në Suedi ku Johan Giesecke, një epidemiolog që këshillon autoritetet atje, thotë se Stokholmi mund të arrijë imunitetin e tufës deri në qershor.

Sidoqoftë, Suedia ka një shkallë vdekjeje tre herë më të lartë se ajo e fqinjit të saj, Danimarka – dhe shtatë herë më shumë se Finlanda.

Andaj, mund të thuhet se rruga në normalitet mbetet e gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori