LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska për arratisjen e Mijallkovit: Kërkoi t’i caktohet vetëm arrest shtëpiak që të dorëzohet

Ruskovska për arratisjen e Mijallkovit: Kërkoi t’i caktohet vetëm arrest shtëpiak që të dorëzohet

Ish-kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska për zhdukjen e famshme të vitit të kaluar të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, në prag të aktgjykimit për rastrin “Shënjestra-Fortesa”, tha se ai është dorëzuar pasi e kanë bindur se do të marrë vetëm arrest shtëpiak, përcjell Telegrafi/.

“Kështu shkuan punët. Isha në zyrë dhe më ra telefoni, pashë Sasho Mijalkovin dhe u hutova. Shihni, ne njihemi që nga viti 2007, kemi bashkëpunuar sepse ai ka qenë drejtor, kemi bashkëpunuar me drejtorin e ZSP-së dhe drejtorin e DSK-së, në fillim mendova se dikush po bën shaka”, zbuloi Ruskovska.


Pasi Mijallkov e ka telefonuar, ajo ka kërkuar nga shefi i saj, prokurori i Republikës Ljubomir Joveski, i cili në atë kohë ishte në mbledhjen urgjente të thirrur nga ish-kryeministri Zoran Zaev në Qeveri për arratisjen e Mijallkovit, që ta miratojë kushtin e vendosur.

“Joveskit i thashë se më kishte thirrur Mijallkovi dhe se donte të dorëzohej në PTHP. Dhe kështu ndodhi. Poshtë e prisnin hetuesit e prokurorisë. Nuk e kam parë fare sepse kemi siguruar një dhomë në katin e dytë dhe këtu kemi pritur vendimin e gjykatës për arrest shtëpiak, i cili ka qenë kusht për Sasho Mijallkovin të dorëzohet dhe të shkojë në arrest shtëpiak.

Herën e parë që i thashë se duhet të flas me prokurorin publik, nuk mund ta marr vetë atë vendim. Dhe kur më thirri prokurori publik, i thashë se Sasho dëshiron të dorëzohet dhe kushti është që të jetë në arrest shtëpiak. Me këtë është pajtuar edhe prokurori publik”, tha ish-kryeprokurorja Ruskovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori