25 vjeçarja Luiza Gadzhieva u arrestua së fundmi në Moskë pasi kishte nxjerrë në shitje vajzën e saj një-javëshe dhe kishte diskutuar me të motrën për një palë çizme që do të blinte kur të merrte paratë.

Nëna e pashpirt do të shiste beben e saj në tregun e zi duke reklamuar se kërkonte prindër adoptues dhe se pranonte 3,000 euro për të dhënë fëmijën.


Por oferta e saj u pikas nga autoritetet dhe ajo u arrestua në një operacion ku oficerët u infiltruan si blerës të mundshëm.

Më herët Gadzhieva kishte diskutuar me të motrën se kishte zgjedhur një palë çizme që do të blinte pasi të merrte paratë.

1 106

Në një video të policisë shihet Gadzhieva që fsheh fytyrën e turpëruar teksa merret në pyetje nga datektivët.

Ajo raportohet se i kishte thënë një blerësi: “Mos thuaj ‘ta shes’, kjo tingëllon e pasjellshme. Ti mund të më gjykosh por unë nuk ia dal dot.”

Para se të ndërhynte policia, grupimi kundër skllavërisë Alternativa, ishin takuar me gruan për ta bindur të mos e shiste beben një-javëshe.

Duke u hequr edhe ata si blerës të mundshëm, grupi shkruante: “Ne u munduam t’i shpjegonim asaj në të gjitha mënyrat për kushtet e këqija që e prisnin fëmijën, por ajo nuk ishte e interesuar për këtë”.

2 31

Gadzhieva, nga Dagestan përveç çizmeve do të përdorte paratë dhe si depozitë për blerjen e një shtëpie.

Komisioni rus i hetimit tha: “Pas marrjes së parave ajo dha i fëmijën klientit dhe i shkroi një faturë. Gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi krimin dhe u akuzua. Aktualisht jeta e fëmijës nuk është në rrezik. Hetimet vazhdojnë”.

Bebja është marrë nën kujdes nga autoritetet. /tch/