LAJMI I FUNDIT:

Rusia do t’i japë fund bashkëpunimit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Rusia do t’i japë fund bashkëpunimit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Rusia ka njoftuar se do t’i japë fund bashkëpunimit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës derisa të hiqen sanksionet nga Perëndimi të cilat u vendosën për shkak se vendi pushtoi Ukrainën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kreu i agjencisë hapësinore i vendit tha se nuk do të punojë më me partnerët e saj, përfshirë NASA-n dhe Agjencinë Evropiane të Hapësirës, në laboratorin orbital.

Vendimi u bë i ditur nga shefi i Roscosmos, Dmitry Rogozin, në rrjetin social Twitter.


Ai tha se do të paraqesë një plan kohor për përfundimin e projekteve aktuale në Kremlin.

“Sanksionet nga SHBA-ja, Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe Japonia synojnë të bllokojnë aktivitetet financiare, ekonomike dhe prodhuese të ndërmarrjeve tona të teknologjisë së lartë”, tha Rogozin.

“Qëllimi i sanksioneve është të mbysin ekonominë ruse, të zhysin popullin tonë në dëshpërim dhe uri dhe të gjunjëzojnë vendin tonë. Është e qartë se ata nuk do të mund ta bëjnë këtë, por qëllimet janë të qarta”.

“Prandaj besoj se rivendosja e marrëdhënieve normale mes partnerëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe projekteve të tjera të përbashkëta është i mundur vetëm me heqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të sanksioneve të paligjshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Amerika
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Momenti kur Ura e Dresdenit të Gjermanisë shembet në lumë - vetëm pak çaste pasi një tramvaj kishte kaluar mbi vendkalim

Momenti kur Ura e Dresdenit të Gjermanisë shembet në lumë - vetëm pak çaste pasi një tramvaj kishte kaluar mbi vendkalim

Evropa
Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Amerika
Fqinjët kritikojnë Gjermaninë për masat e reja të kontrollit kufitar

Fqinjët kritikojnë Gjermaninë për masat e reja të kontrollit kufitar

Evropa
Trump deklarohet pas debatit me Harrisin: Ajo po kërkon revansh pasi ka humbur

Trump deklarohet pas debatit me Harrisin: Ajo po kërkon revansh pasi ka humbur

Amerika
Kalo në kategori