LAJMI I FUNDIT:

Rusia: Testi balistik koreanoverior është një provokim

Rusia: Testi balistik koreanoverior është një provokim

Kremlini dënoi sot ”provokimin” e kryer nga Pheniani pas lëshimit të raketës balistike nga Koreja e Veriut dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për qetësi.

“Ky test i ri balistik konsiderohet si një provokim që nxit një rritje të re të tensioneve dhe që na distancon nga fillimi i zgjidhjes së krizës”, deklaroi gjatë një konference shtypi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.


“Ne e dënojmë këtë lëshim dhe shpresojmë që palët e përfshira të arrijnë të ruajnë qetësinë, gjë që është e nevojshme në mënyrë që situata në gadishullin korean të mos vijojë me skenarë nga më të këqinjtë”, shtoi ai, duke vlerësuar se nuk ka për momentin arsye për të qenë vërtetë optimist.

Koreja e Veriut pohoi sot se ka realizuar objektivin e saj, për t’u bërë një shtet bërthamor, pasi testoi me sukses një raketë të re ndërkontinentale ku pjesa më e madhe e kontinentit amerikan rezulton brenda rrezes së saj.