eksperti-banner

Një zyrtar i Kremlinit ka pohuar se më shumë se 700 mijë fëmijë janë transferuar nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i luftës, shumica e të cilëve nuk kishin mbikëqyrje prindërore.

Pak para këtyre komenteve, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, Dame Melinda Simmons, i tha gazetës ukrainase, ArmyInform se ky veprim konsiderohet si rrëmbim i fëmijëve.


"Është e tmerrshme në çdo nivel të imagjinueshmes", tha ajo, raporton skynews.

"Është shumë e qartë se nëse vidhni fëmijë nga një vend, po e bëni për të ndërprerë idenë se ekziston një brez i ardhshëm i qëndrueshëm që do të mbrojë vendin", shtoi ajo.

lcimg 853f3a8a c207 42ab 99cf e04a83bb6fd7

Dëbimi i paligjshëm i fëmijëve konsiderohet krim lufte. Kjo është arsyeja pse Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti në muajin mars për presidentin rus, Vladimir Putin dhe komisioneren e për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova - zyrtarja që foli për transferimin e qindra mijëra fëmijëve ukrainas.

Në muajin maj, Ukraina pretendoi se të paktën 16 mijë fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi.

Dame Melinda tha se fëmijët e marrë ose të mbajtur nga Rusia i nënshtrohen një game të jashtëzakonshme dhe të pamëshirshme shpëlarjeje truri, e cila nga ana tjetër "krijon një pengesë psikologjike midis fëmijëve dhe prindërve të tyre".

Ajo argumentoi se përveç nevojës për të gjetur fëmijët dhe për t'i kthyer në familjet e tyre, Ukraina do të duhej të merrej me mënyrën se si të sanonte dëmin e "shpëlarjes së trurit".

Ndryshe, Dame Melinda do të largohet nga posti i saj në Ukrainë muajin e ardhshëm, për t'u zëvendësuar nga ish-zëvendës shefi i misionit në Kiev, Martin Harris. /Telegrafi/