Ushtria e Rusisë po përparon në Ukrainë me ritmin më të ngadaltë të parë në më shumë se 100 vjet luftë, tregon analiza e re.

Pas marrjes së iniciativës në vitin 2024, forcat ruse kanë përparuar me një shpejtësi mesatare prej 15 deri në 70 metra në ditë në ofensivat e tyre më të spikatura, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në SHBA.


Ofensiva e Moskës në Chasiv Yar, e cila filloi në shkurt 2024, ka parë forcat e Putinit të përparojnë me një shpejtësi mesatare prej 15 metrash në ditë, tregojnë të dhënat, transmeton Telegrafi.

Në krahasim, forcat franceze përparuan rreth 80 metra në ditë gjatë Betejës famëkeqe të Somës gjatë Luftës së Parë Botërore.

"Pavarësisht pretendimeve për vrullin e betejës në Ukrainë, të dhënat tregojnë se Rusia po paguan një çmim të jashtëzakonshëm për fitime minimale dhe është gjithnjë e më shumë një fuqi në rënie", tha CSIS në vlerësimin e saj vjetor.

Në të njëjtin raport, CSIS thotë se forcat ruse kanë pësuar gati 1.2 milion viktima gjatë luftës së saj në Ukrainë - më shumë se çdo fuqi e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kremlini e ka hedhur poshtë studimin, duke thënë se raporte të tilla nuk duhet të konsiderohen të besueshme. /Telegrafi//