Përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, janë evidente, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve në vend. Megjithatë, sipas tyre, shtrirja e këtij ndikimi në Kosovë është shumë i vogël në krahasim me disa nga vendet e rajonit.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë se ka të dhëna për fonde të shtuara nga ana e Rusisë, në fusha të ndryshme të veprimtarisë.
“Ajo që ka qenë shumë evidente është mbulimi mediatik i ngjarjeve nga mediet e fuqishme ruse, të cilat shpeshherë i kanë shtrembëruar realitetet, siç u ka konvenuar atyre”, thotë Murtezaj.
Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë, thotë se “lufta informative” bëhet përmes prodhimit të lajmeve të rrejshme, krijimin e opinionit dhe ndryshimin e perceptimit pozitiv që e ka populli i Kosovës për shtetet perëndimore dhe në rend të parë, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bazuar në të dhënat statistikore që i posedon Banka Qendrore e Kosovës për sektorin e jashtëm sipas shteteve, të hyrat financiare nga Rusia në Kosovë janë shumë të vogla.
“Të dhënat për Rusinë në databazën tonë, janë kryesisht import i mallit. Importet e mallrave nga Rusia në 2015 ishin 9.9 milionë euro, ndërsa në 2016 ishin 12.4 milionë euro. Nuk kemi të bëjmë me investime. Pra, bëhet fjalë për import”, thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore të Kosovës.
Edhe njohësit e zhvillimeve ekonomike në vend e kanë vlerësuar minor ndikimin rus në ekonominë e Kosovës, përveç në komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe. Kjo pjesë e Kosovës, sipas tyre, mbetet me interes për politikën ruse. Influencën ruse ata e shohin të kalojë nëpërmjet Serbisë drejt veriut të Kosovës, duke bartur potencial destabilizues për të ardhmen.
Në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, funksionojnë të paktën dy organizata, të cilat janë të regjistruara në Beograd dhe që angazhohen për fuqizimin e bashkëpunimit me Rusinë. Verolub Petroviq, anëtar i Shoqatës së Miqësisë Ruso-Serbe, kohë më parë pati thënë se “bashkëpunimi tash për tash është i njëanshëm, pra më shumë nga ana e jonë (serbëve) sesa nga ana e tyre”. Ndërkaq, Marko Jakshiq nga Partia Demokratike e Serbisë, i cili i takon taborit të kundërshtuesve të integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, thotë se ndikim rus në Kosovë nuk është vërejtur.
“Përshtypja ime është që Rusia e mbështet politikën e Beogradit ndaj Kosovës. T’ua përkujtoj se rusët i kanë inkurajuar serbët që të dalin në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të Kosovës”, thekson Jakshiq.
Por, autoritetet e Kosovës kanë shprehur dyshimet se veprimet e Serbisë, si dhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, në fillim të këtij viti kanë reflektuar influencën ruse, të paktën në mentalitetin politik të tyre. Zëvendësministri Murtezaj i quan këto veprime si mjaft provokuese.
“I kemi parë dy gjestet e fundit që kanë qenë super-provokuese: treni në veri dhe përpjekja për ndërtimin e murit. Ai tren është quajtur edhe ‘treni rus’”, thekson Murtezaj.
Por, Jakshiq, përjashton mundësinë që i ashtuquajturi “treni rus”, të cilin autoritetet e Serbisë e kishin nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë të ndryshme, si dhe me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me freska ortodokse serbe, të ketë qenë vërtet tren që reflekton përpjekjen për influencë ruse.
“Rusia nuk mundet që në njërën anë ta inkurajojë kthimin e Kosovës në përbërjen e Serbisë, e në anën tjetër ta shkëpusë Krimenë apo pjesët e të ashtuquajturës Rusia e re. Dua të them se Rusia nuk ka asnjë interes që të luftojë që Kosova të kthehet përsëri në përbërje të Serbisë, kur i ka këto probleme”, shprehet Jakshiq.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se shoqëria e Kosovës, si tërësi, përfshirë edhe lidershipin politik dhe institucionet qeverisëse, janë të orientuara plotësisht drejt Perëndimit dhe kjo e bën tepër të vështirë ndikimin e Rusisë në Kosovë. Megjithatë, kah mesi i muajit mars, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte paralajmëruar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, për shkak se, siç ka thënë ai, “ngurrimi i Bashkimit Evropian që të përshpejtojë integrimin e Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, u ka hapur rrugë ndikimeve tjera në rajonin e Ballkanit”. /REL/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Tre vëllezër në Shijak shkatërrojnë lokalin, kërcënojnë pronarin dhe në fund e godasin me çekiç

Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk foli me Kurtin

FLORI Diamonds ia dhuron Presidencës së Kosovës një brosh me numër 1133, të stolisur me 109 diamante në kujtim të fëmijëve të zhdukur nga lufta

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse