LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka ndërprerë furnizimin me armatim të mercenarëve të Wagnerit

Rusia ka ndërprerë furnizimin me armatim të mercenarëve të Wagnerit

I rrethuar nga trupa, një mercenar i Wagnerit deklaroi se ai po humb qindra shokë çdo ditë në luftën e Ukrainës.

Wagner, i cili është një grup mercenarësh që ka dërguar rreth 50 mijë njerëz në Ukrainë, udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, raporton skynews.

Ai duket se po ndërton një fushatë kundër ministrisë ruse të Mbrojtjes (MM), sipas analizës së Institutit për Studimin e Luftës (ISW).


Ndikimi i Prigozhinit ka rënë pasi presidenti rus, Vladimir Putini largoi aleatët nga struktura tradicionale e komandës ushtarake ndërsa qeveria ruse thuhet se ia ka ndaluar Wagnerit të vazhdojë të rekrutojë të burgosur.

Pa të burgosurit, aftësitë e saja operacionale janë të kufizuara ndërsa Prigozh po fajëson Ministrinë e Mbrojtjes ruse për mungesën e përparimit në vijat e para të frontit në shtetin ukrainas, tha ISW.

“Prigozhin u bë një figurë me ndikim në komunitetin ultranacionalist pro-luftës duke drejtuar kritika të fshehta dhe të hapura ndaj institucionit konvencional rus dhe duke promovuar Wagnerin, si një forcë elitare që mund të siguronte përfitime taktike që ushtria e rregullt ruse nuk mundi. Prigozhin po përpiqet të imitojë këtë rrugë, por është e paqartë nëse do të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, shkruan në analizën e luftës.

Ndryshe, Wagner deri më tani është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

Botë
Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Azia
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Evropa

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf

Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf

Evropa
Kalo në kategori