LAJMI I FUNDIT:

Rusia godet grurin ukrainas pas përfundimit të marrëveshjes detare

Rusia godet grurin ukrainas pas përfundimit të marrëveshjes detare

Sulmet me raketa ruse në bregun e Detit të Zi të Ukrainës kanë shkatërruar 60 mijë ton grurë dhe kanë dëmtuar infrastrukturën e magazinimit.

Ministri ukrainas i Bujqësisë, Mykola Solskyi tha se një “sasi e konsiderueshme” e infrastrukturës së eksportit është jashtë funksionit.


Rusia është tërhequr nga një marrëveshje që garanton kalim të sigurt të grurit përmes Detit të Zi, raporton bbc.

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin për përdorimin e marrëveshjes së grurit si “shantazh politik”.

Rusia filloi të shënjestrojë portet e Ukrainës në orët e para të së martës, pak orë pas tërheqjes së saj nga marrëveshja e grurit.

Sulme të tjera pasuan gjatë natës së të mërkurës, duke synuar terminalet e grurit dhe infrastrukturën portuale në Odesa dhe më tej në bregun e Detit të Zi në Chornomorsk, dy nga tre portet që u përfshinë në marrëveshjen e eksportit.

Të paktën 12 civilë, përfshirë një djalë nëntë vjeçar, u plagosën gjatë sulmeve, të cilat shkaktuan gjithashtu dëme në blloqe banesash, thanë zyrtarët ushtarakë.

Ndryshe, Franca dhe Gjermania e kanë dënuar sulmin e ushtrisë ruse në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky urdhëron “spastrimin e gardës shtetërore”, pas komploteve të dyshuara për vrasje

Zelensky urdhëron “spastrimin e gardës shtetërore”, pas komploteve të dyshuara për vrasje

Botë
Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Azia
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Amerika
Ministrat e jashtëm të BE-së përpiqen të anashkalojnë veton e Hungarisë për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Ministrat e jashtëm të BE-së përpiqen të anashkalojnë veton e Hungarisë për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Evropa
BE-ja synon 'flotën hije' të Rusisë në raundin e ri të sanksioneve kundër Moskës

BE-ja synon 'flotën hije' të Rusisë në raundin e ri të sanksioneve kundër Moskës

Botë
Kalo në kategori