Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi të martën se nuk do të ndërmarrë veprime të ashpra kundër Arabisë Saudite ose princit të saj të kurorës Mohammed bin Salman lidhur me vrasjen dhe copëtimin e trupit të gazetarit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi.
Shtëpia e Bardhë është përpjekur të gjejë një pikë të mesme ndërmjet perceptimit të përhapur se ka qenë princi i kurorës që urdhëroi vrasjen e gazetarit dhe dëshirës për të mbështetur Arabinë Saudite në përparësitë e politikës së jashtme bashkë me nevojën për të ruajtur marrëdhëniet e ngushta me princin Bin Salman.
Në një deklaratë të shoqëruar me thirrjen “Amerika e Para!”, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të mbeten një “partner i palëkundur” i Arabisë Saudite edhe pse Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman mund të ketë patur dijeni rreth planit për të vrarë gazetarin Khashoggi.
Ai la të kuptohet se nuk kishte ndërmend të anulonte kontratat ushtarake me Riadin, duke thënë, “nëse nuk veprojmë me mend dhe heqim dorë nga këto kontrata, Rusia dhe Kina do të ishin përfituesit e mëdhenj”.
Presidenti tha se “agjencitë amerikane të inteligjencës vazhdojnë të vlerësojnë të gjithë informacionin, por ka shumë mundësi që Princi i Kurorës të ketë patur dijeni për këtë ngjarje tragjike – ndoshta ka patur, ndoshta jo!”
“Megjithatë,” vazhdon deklarata e Presidentit Trump, “ne ndoshta nuk do t’i dimë kurrë të gjitha faktet që kanë të bëjnë me vrasjen e z. Jamal Khashoggi, por gjithsesi, marrëdhënia jonë është me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ata vazhdojnë të jenë një aleat i madh në luftën tonë të rëndësishme kundër Iranit”.
Presidenti Trump pritej të merrte të martën një raport të CIA-s mbi vrasjen e Khashoggit.
Një zyrtar i lartë i administratës tha se raporti, i dorëzuar në formë fizike, vlerëson të gjitha informacionet e mbledhura deri tani, por pa dhënë një konkluzion përfundimtar.
Raporti vjen shtatë javë pasi Khashoggi, baba i katër fëmijëve, hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të kërkuar dokumente martese, ku u vra dhe më pas trupi i tij u copëtua. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk