Dushan Bozucanin është njëri nga serbët që luftuan në krah të separatistëve rusë në Ukrainë. Atje u lidh me shumë serbë e rusë të tjerë. Por, Dushan Bozucanin u pa të shtunën në Beograd, në mesin e veteranëve në një protestë para ndërtesës së presidencës së Serbisë, si shprehje e pakënaqësisë me gjendjen e tyre sociale dhe të drejtat e tyre.

Federata Ruse Serbinë e konsideron si çerdhe të ndikimit më të madh në Ballkan. Këtë ndikim e ka shtrirë në shumë dimensione në Serbi. Por, përveç lidhjes më Kishën Ortodokse, lidhja më e fortë ruso-serbe konsiderohet lidhja në mes të luftëtarëve të këtyre dy popujve.


6

Në protestën e së shtunës, në përkrahje të veteranëve doli edhe rusi Albert Andrej, i cili humbi njërin sy në luftimet e Koshares në Kosovë në betejë me UÇK-në.

Edhe pse Serbia ka miratuar masat ligjore që sanksionojnë pjesëmarrjen në luftëra të huaja, numri i serbëve që luftuan në Ukrainë ishte shumë i madh. As organet e drejtësisë në Beograd nuk kanë ndërmarrë hapa në zbatimin e këtyre normave sanksionuese.

7

Dushan Bozucanin është njëri nga vullnetarët serbë që ishte i pranishëm në Ukrainë në krah ët rusëve separatistë. Ndërkohë në Beograd shëtisin lirshëm shumë serbë të tjerë që dikur ishin pjesë e strukturave paramilitare ruse në Ukrainë.

Stevan Milosevic ka marrë pjesë në Ukrainë në krah të forcave separatiste e paramilitare ruse, kurse në Serbi është parë duke qëndruar në krah të organizatës shoviniste serbe “Obraz”.

8

Stevan Milosevic, ka qenë së paku dy herë edhe në Kosovë. Njëherë në vitin 2013, në Mitrovicën e veriut dhe në vitin 2014 në Gazimestan, me rastin e Vidovdanit – Betejës së Kosovës.

Nuk duhet harruar përpjekjen e Rusisë që përmes serbëve u përpoq që të godiste me atentat Milo Djukanovicin në fund të vitit 2016./PORTALI.info/