LAJMI I FUNDIT:

Rusi që “sulmoi” bazën ushtarake të Gramshit lihet në burg, kundërshton avokati i tij

Rusi që “sulmoi” bazën ushtarake të Gramshit lihet në burg, kundërshton avokati i tij

Mikail Zorin, shtetasi rus, i cili së bashku me dy të tjerë kaluan perimetrin e Uzinës së Armëve në Gramsh në gusht të vitit 2022, është lënë në burg. Seanca është mbajtur ditën e sotme, ku mësohet se Zorin me anë të avokatit të tij, Isuf Shehu, kishte bërë një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por kjo kërkesë u rrëzua nga togat e zeza.

Mbrojtja argumentoi se mbajtja në arrest në burg për shtetasin rus është një masë ekstreme, nisur nga fakti që po vijon prej 9 muajsh të jetë i mbyllur në qeli. Mirëpo, përballë kësaj kërkese, Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së mbrojtjes dhe pranimin e kërkesës së organit të akuzës.


“Paraqitëm kërkesë për rishikimin e masës së sigurisë, paraqitëm kërkesë për informacion nga organi i akuzës, nga relacioni që kishim konstatuam që të gjitha veprimet hetimore kanë përfunduar, provat ishin marrë, prandaj ne çmuam që gjykata duhet të revokojë masën e sigurisë ose ndryshim të saj. Gjykata vendosi rrëzoi kërkesën e mbrojtjes dhe pranoi kërkesën e organit të akuzës”, tha avokati Isuf Shehu në përfundim të seancës gjyqësore.

Mikhail Zorin së bashku me Svetlana Timofeeva dhe ukrainasin Fedir Alapatov u ndaluan mbrëmjen e 20 gushtit të një viti më parë në Çekin të Gramshit, brenda uzinës së armëve në këtë qytet, pasi u pikasën nga 2 ushtarakë, duke filmuar ambientet e brendshme të uzinës. Për të shmangur ndalimin, njëri prej tyre sulmoi me sprai paralizues ushtarët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici, jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se para 1 muaji Gjykata i refuzoi Rusisë kërkesën për ekstradim 33-vjeçares ruse, Timofevaa, duke pranuar kërkesën e kësaj të fundit për të qëndruar në Shqipëri./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori