LAJMI I FUNDIT:

Rushiti: Traumat e grave të dhunuara seksualisht janë bartur edhe te fëmijët e tyre

Rushiti: Traumat e grave të dhunuara seksualisht janë bartur edhe te fëmijët e tyre

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sot ka publikuar rezultatet e hulumtimit “A mundet terapia familjare të rikthejë ndryshimet epigjenetike që mund të jenë të shkaktuara nga efektet e Çrregullimit të Stresit Pas Traumatik (ÇSPT) amnor dhe traumës ndër-brezore?

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se ky hulumtim është i pari i kësaj natyre që argumenton se traumat e grave të dhunuara seksualisht janë bartur edhe te fëmijët e tyre.


“Gratë dhe burrat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, trauma ndërvepron dhe qarkullon tek të gjithë anëtarët e familjes. Kjo konferencë është titulluar jo rastësisht “A mundet terapia familjare të rikthejë ndryshimet epigjenetike që mund të jenë të shkaktuara nga efektet e çrregullimit të stresit pas traumatik ambor dhe traumës ndër-brezore?”, ku është vërtetuar që trauma e shkaktuar është bartur edhe tek fëmijët”, u shpreh ajo.

Më tej, Rushiti shtoi se ky studim tregon se terapia familjare mund të ndikojë pozitivisht.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott theksoi se mbështetja e mbijetuarve është prioritet i qeverisë britanike.

“Përmes iniciativës për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt ne do të vazhdojmë të kontribuojmë drejt këtij prioriteti. Studime të tilla janë shumë të rëndësishme për Kosovën, së pari parandalimi i dhunës seksuale dhe parandalimi i bartjes së traumës në gjenerate. Gjetjet nga ky studim vërtetojnë që përkrahja e të mbijetuarve parandalon bartjen e traumës”, shtoi ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori