LAJMI I FUNDIT:

Rusët po i mirëpresin si çlirimtarë mercenarët e Wagnerit

Rusët po i mirëpresin si çlirimtarë mercenarët e Wagnerit

Mercenarët rus të Wagnerit nuk hasën në asnjë rezistencë nga popullata vendase në marshimin e tyre drejt Moskës, përkundrazi, shumica u pritën krahëhapur, ku u shërbyen me ushqim dhe ujë.

Lideri i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, komentoi “mirëpritjen e ngrohtë” që u bëjnë qytetarët në afërsi të Rostovit.


“Rrugës nuk vramë asnjë person. Hymë në Rostov. Pa gjuajtur asnjë plumb, pushtuam ndërtesën e ushtrisë në Rostov. Nuk ndërhymë në punën e askujt. Ka njerëz që qëndrojnë në rrugë me flamujt e PMC (Wagner ). Në dyqanet ushqimore djemve tanë u ofrohet ushqim falas”, tha ai.

Në një nga videot, civilët rusë shihen duke iu sjellë ushqim dhe ujë mercenarëve të grupit Wagner.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, Wagner nën udhëheqjen e Prigozhinit filloi një rebelim të armatosur, duke pushtuar qytetin e Rostov-on-Don.

Helikopterët rus hapin zjarr ndaj kolonës së automjeteve ushtarake të Wagnerit
Lexo po ashtu Helikopterët rus hapin zjarr ndaj kolonës së automjeteve ushtarake të Wagnerit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar hakmarrje të ashpër kundër të gjithë atyre që nisën rebelimin ushtarak.

Nga ana tjetër, grupi Wagner njoftoi se Rusia së shpejti do të ketë një president të ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori