U bënë bashkë rus e serb për të vetmin qëllim që ta mundin Zvicrën e shqiptarizuar.

Madje u murr edhe vendimi që të ndalohet futja e flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë Natyrale.


Por si rusët vendas ashtu edhe miqtë e tyre serbët harruan që Shqiponjat vijnë nga lartë.

GettyImages 981409914 1 (Getty Images)

Xherdani, Graniti, Valoni e Blerimi treguan se kush janë dhe nga vijnë, treguan se dinë të luftojnë për Zvicrën që i dha gjithçka dhe për Kosovën e Shqipërinë që aq shumë e duan.

Edhe pse u ndalua hyrja e flamujve shqiptarë nga tifozët, rusët e serbët kishin harruar që kemi djem shqiptarë në fushë që me krenari e tregojnë prejardhjen e tyre.

GettyImages 981436772 1 Festim magjik i Granit Xhakës. (Getty Images)

Valoni e kishte tatto në krah flamurin e Kosovës dhe atë Kombëtar.

Ndërkohë Xherdani që me këmbët e tij të arta i gjunjëzoi serbët kishte në këpucët e tij flamurin shtetëror të Kosovës.

GettyImages 981446882 (Getty Images)

Është e kotë t'i ndaloni shqiptarët, nëse gjithçka mbyllet për herën tjetër mos harroni që SHQIPONJAT vijnë nga lart. /Telegrafi/

GettyImages 981447262 (Getty Images)

telegrafi sport app