Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka pohuar se ende nuk është vendosur nëse i huazuari nga Interi, Ivan Perisic, do të mbetet në Allianz Arena.

Ylli kroat është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Hans-Dieter Flick për ndeshjet e mbetura në Bundesligën gjermane këtë vit, por e ardhmja e tij ende nuk është e qartë.


Interi dhe Bayerni ranë dakord për një marrëveshje huazimi me opsionin për të blerë 31-vjeçarin për 20 milionë euro pas përfundimit të sezonit aktual, por Rummenigge zbulon se ‘Die Roten’ ende nuk kanë vendosur.

“Ne nuk kemi biseduar për këtë. Perisic është rikthyer kohët e fundit pas dëmtimit të këmbës”, ka thënë fillimisht Rummenigge për La Gazzetta dello Sport.

“Por, unë kam një marrëdhënie shumë miqësore me drejtorin e Interit, Beppe Marotta, kështu që le të shohim kur ai ka të luaj disa ndeshje, atëherë do të flasim”.

perisic 1 scaled

“Edhe lojtari dëshiron të dijë se ku do të luajë. Ende nuk është vendosur”, përfundoi drejtuesi gjerman.

Perisic, i cili arriti në Itali nga Wolfsburg në gusht 2015, ka shënuar katër herë në 16 ndeshje të Bundesligës që nga kthimi i tij në Gjermani. /Telegrafi/

telegrafi sport app