Rulota e quajtur Romotow ka fituar vëmendjen e inovatorëve, për faktin se me vetëm një buton mund të rrotullohet dhe të shndërrohet në një shtëpi me tarracë të madhe.

Rulota është dizajnuar nga kompania W2 me seli në Zelandën e Re, të cilëve u janë dashur gjashtë vite që të prezantojnë këtë projekt të shumëpritur, transmeton Telegrafi.


2 123

Kompania shpreson se rulotën do ta nxjerrë në shitje në vitin 2020 me një çmim prej 350 mijë dollarë. Ndërkaq në kabinë gjendet dhoma e gjumit për dy të rritur, dhoma e pritjes e tavolina gjigante me kuzhinë që mund të shndërrohet në një dhomë që akomodon dy mysafirë.

3 100

Brenda saj është ndërtuar edhe tualeti, si dhe kur kjo rulotë sillet krijohet hapësira e madhe për tarracë për të shijuar rrezet e diellit gjatë verës.

4 78

Fal paneleve solare të vendosura në kulm ajo furnizohet me energji të pastër, që i mundëson banorëve të kyçin pothuajse të gjitha pajisjet shtëpiake. /Telegrafi/