Problemi më i madh i ekonomisë kosovare nuk është klima politike, apo sasia e investimeve, por mungesa e njerëzve që janë të përgatitur për tregun e punës dhe që kanë ato aftësi që kërkohen në ekonominë e sotme.
Kështu u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën “Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik: Sfidat dhe perspektivat” të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Kryetari i OEK e ka analizuar situatën në një qasje pak më ndryshe, duke vënë theksin te mungesa e shkathtësive dhe njohurive që lidhen me tregun e punës.
“Nga disa kontakte dhe përvoja që kam pasur, ka parë që problemi kryesor i papunësisë nuk është aq mjedisi politik, apo diçka tjetër, por mungesa e kualifikimeve dhe shkathtësive që kërkohen nga tregu i punës”, ka nënvizuar Rukiqi.
Rektori i UP-së Marjan Dema tha se institucioni që ai drejton është një fazë tranzicioni, pa harruar të kujtojë se megjithatë, sipas tij UP mbetet shtylla e arsimit të lartë në Kosovë.
Sipas tij investimi në arsim është investimi më i mirë. Ai ka kujtuar se arsimi nuk është zgjidhje për të gjitha problemet, por të gjitha zgjidhjet kanë nevojë për arsimin.
Dema ka thënë se vizioni strategjik i UP është lidhja e tregut të punës me programet studimore.
“UP-ja është në një proces të ndryshimit nga një institucion ku rëndësi i kushtohet diplomave, notave në një institucion që lidhet më tepër me punën, biznesin”, tha Dema.
Zëvendësministri i Arsimit Heset Sahiti duke vlerësuar lart këtë konferencë, ka shprehur bindjen se kjo ngjarje dhe të tilla si kjo, janë në gjendje të detektojnë problemet dhe të japin alternativa të vlefshme që çojnë në zhvillim ekonomik dhe një sistem edukimi që është në funksion të tregut të punës dhe jep ndihmën e tij për zhvillimin ekonomik. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit