Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se të gjithë sektorët në Kosovë janë goditur nga pandemia.
“Nuk ka sektorë në Kosovë që nuk është goditur. Dikush më shumë e dikush më pak. Shembull merren barnatoret apo marketet e mëdha. Duhet të kemi parasysh se marketet e mëdha nuk shesin vetëm miell dhe vaj dhe artikujt bazik, por të gjithë gamën e produkteve që ne i blejmë. Ne e dimë që fuqia blerëse në Kosovë ka rënë. Për shkak të rënies së konsumit ka rënë edhe rritja ekonomike. Kur bie konsumi preken edhe shitësit dhe prodhuesit”, tha ai në RTV Dukagjini.
Rukiqi thotë se ka shumë produkte sezonale që për shkak të pamundësisë për t’u nxjerrë në shitje është dashur të gjuhen.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se do të duhen edhe dy vite që Kosova të kthehet në gjendjen siç ishte në vitin 2019.
Rukiqi thotë se për shumë biznese mbetet problem larja e kredive të vjetra.
Duke folur për pagën minimale, Rukiqi ka thënë se janë shumë faktorë që duhet të merren parasysh kur të vendoset paga minimale.
“Është një metodologji që përcaktohet paga, duke përfshirë faktorin e rritjes ekonomike, punësimit në vend, kosto e jetesës e të tjera”.
Rukiqi thotë se shumë pak kompani në Kosovë kanë mbetur me pagë 200 euro.
“Është rritur kosto e punës. Pak kompani kanë mbetur me pagë 200 euro sepse askush më nuk vjen të punojë me këtë pagë”.
Ai thotë se megjithatë në Kosovë duhet të luftohet informaliteti në punë.
“Një kontratë formale ua rritë të drejtat dhe mirëqenien punëtorëve”, deklaroi ndër të tjera Berat Rukiqi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre