LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi i LDK-së demanton Valon Sylën: Abdixhiku dhe Konjufca nuk janë takuar

Rukiqi i LDK-së demanton Valon Sylën: Abdixhiku dhe Konjufca nuk janë takuar

Analisti Valon Syla në T7 ka thënë se javën e kaluar është takuar kryeparlamentari Glauk Konjufca me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas Sylës në këtë takim është folur për çështjen e zgjedhjeve të reja.


Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi.

“Lajmi për takimin e Kryetarit Abdixhiku, me kreun e Kuvendit, është i pasaktë”, u shpreh ai.

Sipas tij, LDK i ka publike dhe të qarta qendrimet për zgjedhjet.

“Kryeministri i dorëzuar duhet të jap dorëheqje, t’i tergoj qytetarëve pse po dorëzohet dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”, shkroi Rukiqi./Telegrafi/