LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Disa kompani në Serbi po bëjnë presion të madh, Kosovën e kanë pasur treg kyç (Video)

Rukiqi: Disa kompani në Serbi po bëjnë presion të madh, Kosovën e kanë pasur treg kyç (Video)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se situata e re e krijuar për taksën mund edhe të ndikojë keq te bizneset.

Rukiqi në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thëne se është mirë nga institucionet të qartësohet nëse taksa do të hiqet apo jo, pasi edhe bizneset duan të bëjnë planifikimet e tyre.

“Edhe prodhuesve kosovarë u duhet një qartësi e nevojshme për taksën, sepse ata kanë planifikimet e veta”.


Duke folur për efektet e taksës në çmime, Rukiqi ka thënë se shtrenjtimi i bukës ka qenë një veprim abuziv dhe nuk ka ndodhur për shkak të taksës.

“Çmimet e bukës nuk janë si rezultat i mungesës së grurit e as miellit në treg. Ka pas sasi të mjaftueshme në treg. Ka pasur importime nga Hungaria dhe Kroacia. Ajo ka qenë një lëvizje spekulative e tregtuesve të bukës”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se është pozitive fakti se pas vendosjes së taksës nuk është vërejtur mungesa e produkteve bazike si mielli, vaji apo të ngjashme.

Rukiqi ka thënë se nuk ka dyshim që taksa ka pasur ndikim pozitiv të produktet vendore.

“Pjesa dërmuese e prodhuesve kanë pasur një rritje të shitjeve prej rreth 25%…Ka edhe një riorientim të tregtisë. Po hyjnë në Kosovë produkte nga Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Hungaria, Kroacia etj.”.

Panxha: Nëse rriten importet nga Maqedonia e nuk ka rritje të produkteve vendore, taksa vetëm efekt politik  (Video)
Lexo po ashtu Panxha: Nëse rriten importet nga Maqedonia e nuk ka rritje të produkteve vendore, taksa vetëm efekt politik  (Video)

Ai ka thënë se edhe brendet e njohura ndërkombëtare e kanë kuptuar se nga Serbia nuk mund të dërgojnë produkte në tregun e Kosovës.

“Brendet ndërkombëtare në shumicën e rasteve kanë hequr dorë që të bien produkte përmes Serbisë në Kosovë”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se jo të gjitha kompanitë serbe janë dëmtuar, por disa nga to Kosovën e kanë pasur treg kyç.

“Disa kompani të vogla nga Serbia qendrore dhe jugore janë duke bërë presion shumë të madh në Serbi, pasi ato Kosovën e kanë pasur si treg kyç. Për ato kompani taksa është goditje e madhe”.

Rukiqi ka thënë se prodhuesit vendor duhet të kenë kujdes, dhe të mos abuzojnë me çmimet edhe nëse produkteve të tyre u rritet shitja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori