LAJMI I FUNDIT:

Rudiger u tall me Asanon gjatë ndeshjes me një vrapim që nuk i ka hije një profesionisti – por në fund japonezët festuan para syve të tij

Rudiger u tall me Asanon gjatë ndeshjes me një vrapim që nuk i ka hije një profesionisti – por në fund japonezët festuan para syve të tij

Ylli i Gjermanisë, Antonio Rudiger, bëri një tallje më njërin nga lojtarët e Japonisë, kur ishin duke fituar 0-1, por në fund humbën 2-1.

Ilkay Gundogan i dha epërsinë skuadrës së Hansi Flick në pjesën e parë, përpara se dy golat e pjesës së dytë nga skuadra japoneze të përfundonin një rikthim mahnitës për samurajët.

Një moment qesharak ishte gjatë ndeshjes, kur mbrojtësi i Real Madridit ndoqi një top të gjatë ndërsa lëvizte përpara Takuma Asano dhe vendosi të ndryshojë qëndrimin e tij të vrapimit në një mënyrë që fansat e përshkruan si sfilatë dhe qëndrim prej jo profesionisti.


https://twitter.com/pundit_jay/status/1595432859397156866

Megjithatë, skuadra japoneze qeshi e fundit pasi më pas shënoi dy herë për të fituar të tre pikët.

Ritsu Doan shënoi në portën e Manuel Neuer pë të barazuar, ndërsa Takuma Asano shënoi për epërsi e japonezëve.

Më pas, erdhën skenat mahnitëse ku shihej Asano të hakmerrej ndaj Rudigerit.

Gjermania pas kësaj humbje është në një pozitë të vështirë tashmë në Kupën e Botës, pasi ata përballen më pas me Spanjën dhe nuk kanë marrë ende asnjë pikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Serie A
Kalo në kategori