LAJMI I FUNDIT:

Ruçi ju bëri thirrje shqiptarëve në Maqedoni të dalin masovikisht të votojnë “për” në referendum

Ruçi ju bëri thirrje shqiptarëve në Maqedoni të dalin masovikisht të votojnë “për” në referendum

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ju bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që masovikisht të dalin dhe të votojnë “për” në referendumin që do të mbahet më 30 shtator.

Siç ka vlerësuar në takim në Tiranë, me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, rezultati pozitiv i referendumit është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe gjithë rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Forcat politike dhe institucionet e qeverisë qendrore dhe lokale të udhëhequra nga shqiptarët duhet të japin përkrahje të qartë për përkrahjen e referendumit. Ne shqiptarët, jemi faktor i rëndësishëm i stabilitetit jo vetëm në Maqedoni, por për gjithë rajonin. Pozitive është se forcat politike shqiptare kryesisht janë për referendum dhe kjo duhet të ndiqet me përkrahjen e votuesve shqiptarë”, deklaroi Ruçi.


Ai shtoi se roli i Komunës së Tetovës është kyç në marrjen pjesë të shqiptarëve në referendum dhe se “shqiptarët nuk duhet ta humbasin këtë mundësi historike”.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi theksoi faktin se forcat politike dhe shqiptarët në Maqedoni e përkrahin referendumin dhe do të votojnë “për”.

“Suksesi në referendumin e 30 shtatorit e hap rrugën e ndryshimeve tjera pozitive në Maqedoni, që kanë dhe do të kenë përkrahje nga faktori ndërkombëtar. Faktori ndërkombëtar, në këtë çështje, si asnjëherë më parë, i përkrah forcat progresive në Maqedoni, që angazhohet në zgjidhjen e problemeve, për prosperitet, paqe dhe stabilitet në rajon”, deklaroi Arifi.

Dy bashkëbiseduesit shprehën se shqiptarët masovikisht do të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit dhe se vota e tyre do të jetë “për”.

Arifi e falënderoi Ruçin për përkrahjen që Shqipëria dhe Kuvendi i Shqipërisë e japin në këto momente për shqiptarët në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori