LAJMI I FUNDIT:

Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Rubla ruse ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga javët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Sot, monedha ruse ka arritur në 110 për herë të parë që nga 16 marsi i vitit 2022.

Para luftës, rubla tregtohej rreth 75-80 kundrejt dollarit amerikan, shkruan skynews.


Ajo gjithashtu ka rënë nën 15 kundrejt juanit kinez, gjithashtu niveli më i ulët që nga marsi i vitit 2022.

Rënia ka ndodhur pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA-ja ndaj bankës së tretë më të madhe të Rusisë, Gazprombank, e cila menaxhon tregtinë e energjisë.

Ndryshe, Banka Qendrore e Rusisë njoftoi të mërkurën se do të ndalojë blerjen e monedhave të huaja për të lehtësuar presionin mbi tregjet financiare. /Telegrafi/