Ruben Amorim ka prezantuar një ndryshim të madh në prapaskena tek Manchester United teksa ai po synon të përmirësojë rezultatet e klubit këtë sezon.

39-vjeçari e nisi zyrtarisht rolin si trajner i Unitedit në pushimin e fundit të kombëtareve, duke zëvendësuar Erik Ten Hagun i cili u shkarkua muajin e kaluar.


Koha e ardhjes së Amorim përkoi me atë që dukej të ishte një seri ndeshjesh të lehta në letër për ish-trajnerin e Sportingut.

Megjithatë, ai barazoi në debutimin e tij në stol tek ‘Djajtë e Kuq’ pasi u ndal me rezultat 1-1 nga Ipsëich Toën, teksa të enjten mori fitoren e parë duke mposhtur Bodo/Glimt me rezultat 3-2 në kuadër të Ligës së Evropës.

aa 5

Sipas një raportimi nga The Telegraph, Amorim ka emëruar trajnerë të specializuar për secilin departament të skuadrës së tij të United.

Ai ka punësuar pjesëtarë në stafin e tij për të punuar ndaras me mbrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit që është një ndryshim i madh nga mënyra se si bënte stërvitjet Ten Hag.

Këto metoda nga Amorim thuhet se janë një mënyrë moderne e të stërviturit në krahasim me metodën tradicionale të të përgatiturit të ndeshjeve.

Ish-reprezentuesi i Portugalisë më herët kishte sugjeruar se stafi i tij mund të jetë edhe më i rëndësishëm se vet ai, në aspektin që ekipi aktual i Unitedit të adaptohet me sistemin e tij të preferuar të lojës 3-4-3./Telegrafi/

telegrafi sport app