Ruben Amorim ka vendosur se një tjetër lojtar i Manchester United është tepricë në planet e tij. 

Unitedi pësoi humbje me rezultat 1-0 ndaj Tottenhamit në finale të Ligës së Evropës, rezultat ky që do të thotë se ata nuk do të konkurrojnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm. 


The Guardian ka raportuar se Amorim do të ketë nën 100 milionë euro për t’i shpenzuar për transferime në verë, andaj do të duhet të kryhen disa shitje për ta rritur atë shifër. 

Al Hilali ka ofruar 100 milionë euro për të nënshkruar me Bruno Fernandes, por United ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij në klub. 

Të shtunën, The Athletic kishte raportuar se Amorim i ka thënë personalisht Alejandro Garnachos që të gjejë një klub të ri. 

E argjentinasi nuk është i vetmi që ka marrë këtë lajm, pasi gazetari Nicolo Schira ka raportuar se edhe Luke Shaw do të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ në verë. 

Mbrojtësi i majtë i cili kaloi në qendër të mbrojtjes nën urdhrat e Amorim, ka vuajtur shumë nga lëndimet në sezonet e fundit. 

Ai ka bërë vetëm 19 paraqitje në Ligën Premier përgjatë dy sezoneve, ani pse ai ka qenë vazhdimisht në dispozicion që prej se u rikuperua nga një lëndim në fillim të prillit. 

Shaë ka qenë i lidhur me një kalim tek kampioni i Italisë, Napoli në janar, ani pse mbetet të shihet nëse klubi italian do të jetë i interesuar për ta transferuar në verë./Telegrafi/

telegrafi sport app