LAJMI I FUNDIT:

Ruajtja e traditës së odave në qytetin e Pejës, rrëfimi i pleqnarit Haxhi Rrahman Lajqi

Ruajtja e traditës së odave në qytetin e Pejës, rrëfimi i pleqnarit Haxhi Rrahman Lajqi

Me kalimin e viteve shumë tradita të vjetra shqiptare janë shuar. Por ka prej tyre që ende ruhen me fanatizëm nga qytetarë të ndryshëm.

Haxhi Rrahman Lajqi është një pleqnar nga Peja që edhe sot ka një odë të vjetër shqiptare në lagjen Fadanishte të qytetit të Pejës.


Haxhi Rrahman Lajqi thotë për RTV Dukagjinin se dyert e odës kanë qenë të hapura për miqtë dhe armiqtë.

“Jam brezi i tetë që kam ndjekur odën. Kam odë shumë të madhe edhe në fshat por kur kam ndërtuar shtëpi në qytet u kamë kërkuar djemve që çfarëdo të bëjnë por shtëpinë pa odë të mos e lënë. Faleminderit që kanë dëgjuar kërkesën time…Te shqiptarët oda ka qenë universitet. Vend qëndrimi i malësorëve por edhe i nevojlive”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pleqnari nga Peja thotë se vendime të mëdha janë marrë në oda por edhe aty u është ofruar bukë nevojlive apo udhëtarëve.

“Mikpritja, bukë dhënia dhe besa e kanë ruajtur shqiptarin”, shton Lajqi.

Lajqi thotë se kontestet pronësore kanë qenë ndër problemet më të mëdha për të cilën janë vrarë shqiptarët, por ai ka shumë raste kur ka ndërmjetësuar për të ulur gjakrat që të mos vriten më shumë persona.

Pleqnari porositë që të rinjtë të shkollohen sa më shumë dhe të ruajnë vlerat familjare dhe sipas tij nuk do të kenë asnjë problem në përballimin e jetës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori