Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se sipas udhëzimeve të KQZ-së qytetarët e veriut në zgjedhjet e nesërme lokale do të mund të votojnë edhe me letërnjoftim të vlefshëm të Serbisë
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi.
Ai ka thënë se në zgjedhjet e së dielës të drejtë vote kanë vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës, dhe qytetarët mund të votojnë vetëm me dokumente të Kosovës, e kurrsesi me të Serbisë.
“Kushdo që deklarohet se në veri mund të votohet me dokumente të Serbisë, është deklaratë dhe qëndrim në kundërshtim me rendin juridik, integritetin, si dhe me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, qoftë ai edhe ambasadori i OSBE-së!”, u shpreh ai.
Statusi i plotë i Adnan Rrustemit:
“Mund të votohet vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës, e kurrsesi me të Serbisë!
Në zgjedhjet e nesërme, të drejtë vote kanë vetëm shtetasit e Republikës, të regjistruar në regjistrin civil përmes pajisjes me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Mënyra se si krijohet lista e votuesve në Kosovë e determinon edhe se çfarë dokumente të identifikimit mund të përdorën në ditën e zgjedhjeve për të votuar. Përveçse ligji për zgjedhjet renditë këto dokumente dhe ligji mbi shtetësinë na tregon dokumentet që dëshmojnë shtetësinë, për nga kuptimi i procesit zgjedhor, në ditën e zgjedhjeve duhet të përdoren ato dokumente të identifikimit të votuesve që përmbajnë të gjitha të dhënat e njëjta sikurse janë përshkruar në listën e votuesve, e veçanërisht përputhjen e numrit personal të votuesit në dokumentin identifikues me numrin personal në listën e votuesve. Madje, Gjykata Supreme në vendimin e saj për votimin me kusht në zgjedhjet e 11 qershorit qartazi e ka vërtetuar se kërkohet numri personal i votuesve që e përmbajnë vetëm dokumentet e lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Asnjë votues nuk është pjesë e listës së votuesve, nëse nuk është pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, ose të paktën me letërnjoftim të UNMIK-ut. Po ashtu, asnjë votues që nuk është në listën e votuesve nuk mundet që të votojë. Prandaj të gjithë ata që veçse janë të regjistruar në listën e votuesve, veçse posedojnë letërnjoftim të Kosovës ose të paktën të UNMIK-ut. Refuzimi për të nxjerrë nga xhepi dhe për të përdorur letërnjoftimin e Kosovës nga votuesit në pjesën veriore, është vetëm refuzim i qëllimshëm i sovranitetit të Republikës dhe si i tillë në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet. Çfarëdo tolerimi që të votojnë me dokumente të Serbisë është sheshit legjitimim i pretendimeve të strukturave paralele të Serbisë dhe të vet Serbisë.
Në anën tjetër, në secilin shtet demokratik dhe me sovranitet votohet vetëm me dokumente të atij shteti. As që diskutohet votimi eventual me dokumente identifikuese të një shteti tjetër. Kushdo që deklarohet se në veri mund të votohet me dokumente të Serbisë, është deklaratë dhe qëndrim në kundërshtim me rendin juridik, integritetin, si dhe me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, qoftë ai edhe ambasadori i OSBE-së!
Duke qenë se të gjithë votuesit që janë në listën e votuesve, në cilëndo pjesë të Republikës së Kosovës, posedojnë dokumente të identifikimit të Kosovës apo të UNMIK-ut, ftoj të gjithë zyrtarët e përfshirë në administrimin e zgjedhjeve dhe kërkoj nga autoritetet shtetërore si policia që në ditën e zgjedhjeve të jenë në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të sovranitetit të Republikës, sikurse edhe të procesit zgjedhor në tërë territorin e Republikës”, ka shkruar Rrustemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji në Maqedoninë e Veriut

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit