LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: PZAP s’ka kompetenca ta zëvendësojë KQZ-në, Daka shkeli ligjin (Video)

Rrustemi: PZAP s’ka kompetenca ta zëvendësojë KQZ-në, Daka shkeli ligjin (Video)

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje, ka thënë se PZAP nuk mund të bëjë certifikim e kandidatëve për zgjedhje. Veprimin e kryetares së KQZ-së e konsideron shkelje ligjore.

Rrustemi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se përgatitja në aspektin teknik sa u përket zgjedhjeve në komunat veriore kanë shkuar mirë.

“Kanë kaluar fazat siç janë lista preliminare e votuesve, regjistrimi i votuesve jashtë vendit, emërimi i Komisioneve Komunale. Ndërkohë që sot janë emëruar edhe këshillat e vendvotimeve që janë trupa që do të administrojnë procesin e zgjedhjeve në ditën e votimeve”.


Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje ka thënë se abstenimi i tyre kundër emërimit të kandidatëve të Listës Serbe, erdhi si pasojë e së kaluarës së kandidatëve.

“Tre nga katër kandidatët e Listës Serbe kanë qenë ish-kryetarë, që kanë dhënë dorëheqje me motive kundër rendit kushtetues dhe republikan. Ata në aktet e dorëheqjes Kosovën e konsiderojnë pjesë të Serbisë dhe i referohen si ‘Kosova dhe Metohija’, e po ashtu kanë paralajmëruar se do të tërhiqen menjëherë pas zgjedhjeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Rrustemi ka thënë se Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme për dëshirë të Listës Serbe duke dëmtuar buxhetin shtetërorë.

Dushi: Rikandidimi i ish-kryetarëve në veri i diskutueshëm, por me rëndësi të shtrihet pushteti atje (Video)
Lexo po ashtu Dushi: Rikandidimi i ish-kryetarëve në veri i diskutueshëm, por me rëndësi të shtrihet pushteti atje (Video)

Ai ka thënë KQZ—ja ka bërë shkelje ligjore pasi certifikoi kandidatët e Listës Serbe pa hedhje në votim duke bërë shkelje ligjore.

Daka: Gati për zgjedhjet në veri, OSBE nuk do të ketë rol ekzekutiv (Video)
Lexo po ashtu Daka: Gati për zgjedhjet në veri, OSBE nuk do të ketë rol ekzekutiv (Video)

“PZAP pavarësisht se ka të drejtë ta hedh poshtë vendimin e KQZ-së, ajo nuk ka  kompetenca për ta zëvendësuar KQZ-në. Ajo nuk mund të bëj certifikimin e kandidatëve. Mund ta udhëzoj KQZ të përmirësoj vendimin, por nuk mund të certifikoj një subjekt politik… Unë këtë çështje do ta dërgojë në gjykatë”, tha Rrustemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori