Kristian Kabashi është një inovator financiar i cili tani është duke shkruar kapitullin e radhës së karrierës së tij në Kosovë dhe Zvicër.
Si themelues i Numarics, Kabashi synon të ‘rikrijojë’ financat dhe kontabilitetin nëpërmjet zhvillimeve të fundit teknologjike, duke përdorur inteligjencën artificiale.
Kabashi nga kompania Numarics është duke u bërë një figurë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet inovacionit financiar dhe potencialit të tregut shqiptar, ndërkaq Numarics është një ‘startup’, që po ndryshon mënyrën se si bizneset menaxhojnë financat e tyre.
“Numarics është një Fin-Tek. Vetë kam qenë në një kompani dhe pozita jem ka qenë ‘Executive Director Global Business Transformation’. Domethënë, njerëzit gjithmonë kanë ardhur te unë me një problem, e unë e kam transformu biznesin… Para tre vjet e gjysmë jam bashku me partnerin tim zviceran, është Dominique Rey dhe e kemi kriju këtë kompaninë Numarics. Ai është i fushës së financave, unë jam i fushës së transformimit të teknologjisë edhe rritjes së biznesit…”, tregoi ai lidhur me rrugëtimin e tij.
Ai tregoi po ashtu se kompania që ai drejton ka fituar disa çmime, transmeton Telegrafi.
“Prej krejt kontabilistëve që janë në Zvicër, jemi shpallë tash numër dy prej Bilancas. Bilanca është revista më e njohur këtu për punë edhe jemi top 10 ‘Fin Tech’ në Evropë, jemi top pesë ‘Fin Tech’ këtu në Zvicër”, tha ai.
“Na kemi transformuar biznesin në mënyrën që kemi përdorë inteligjencën artificiale dhe e kemi bashku me fushën dhe dijen e specialistëve. Shumica e punëtorëve tonë janë zviceran.
Ju të gjithë e keni dëgju emrin Chat GPT. Edhe po, inteligjenca artificiale ekziston shumë më shumë, po tash ka hi në ‘mainstream inteligjenca artificiale’… Ne me të vërtetë jemi tu përdorë inteligjencën artificiale brenda në sistemit tonë”, tha ai.
Po ashtu, ai tregon se përdorimi i inteligjencës artificiale brenda një platforme të caktuar të biznesit ofron një qasje më të përshtatshme për menaxhimin e të dhënave financiare, përmes një aplikacioni të thjeshtë dhe të përshtatshëm mobil ose desktop.
Po si e përdorin? Kabashi tregon se e kanë krijuar një ‘Biznes Operating Platform’.
“E kemi kriju një aplikacion, në telefon, është edhe në kompjuter dhe mund ta përdorni… çdo klient që e kemi ka qasje prej aplikacionit, qasje me komuniku me ekspertët tonë, po edhe të gjitha informatat që janë mbrapa, informatat financiare i përpunojmë ne me inteligjencë artificiale…
Nuk jam absolutisht një person i financave. Jam munduar të krijojë një produkt siç e kish prodhu, për shembull, Apple, sepse nuk ka asnjë send që është më bajat se biznes administrimi”, tha ai.
Drejtuesi i Numarics po ashtu ka treguar për bashkëpunimin që kanë në Evropë me UBS, ndërkaq ka treguar se derisa kompania po rritet ka zgjeruar ekipin e tij jashtë kufijve të Zvicrës, duke hapur edhe dy zyra në Kosovë.
Ai po ashtu ka treguar se rrugëtimi i tij në Zvicër nuk ka qenë i lehtë në fillimet e punës, prandaj edhe kishte shkuar në Amerikë, për tu rikthyer sërish në Zvicër, por që sipas tij, tashmë ka ndryshuar pozitivisht perceptimi ndaj shqiptarëve.
“…Unë e dua shumë vendin tim se gjithë punëtorët e Zvicrës si unë shqiptar i kam pru këtu me vete. Ju e dini vetë, unë kam ardhur këtu si gjerman kur kam ardhur këtu në Zvicër, jam ardh në 2006. E flas gjermanishten dhe jam shqiptar.
Kur më pyetnin nga je iu thosha Deutsche dhe Albania, bash dy sene që zviceranët nuk kanë pasur qef me i pa. Ka qenë shumë e vështirë për mua atëherë dhe është edhe arsyeja pse jam shku në Amerikë, sepse Zvicra ka qenë shumë raciste atëherë.
Pasi jam kthyer prej Amerikës këtu ka ndryshuar shumë, edhe shqiptarët edhe qasja e zviceranëve ndaj neve shqiptarëve… Faleminderit Xhaka!… Këtë kompani Numarics nuk kisha mundur me arrit para 10 vjetëve”, tha ai.
Ndryshe, Numarics, është një kompani që merret me punën operative në krijimin e bizneseve të reja ose administrimin e këtyre bizneseve. Ka mbledhur një fond prej 10.2 milionë eurosh për teknologjinë e saj të automatizuar të kontabilitetit dhe administrimit për bizneset.
Kjo kompani me 3,500 klientë në Zvicër është bashkë-themeluar nga shqiptari, Kristian Kabashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Faton-osmani-1-e1739266635292-380x233.jpg)
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-380x233.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![Prokuroria për vrasjen në Çair: Në të shtëna kanë marrë pjesë disa persona, janë siguruar dëshmitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/policia-mk-stop-380x233.png)
Prokuroria për vrasjen në Çair: Në të shtëna kanë marrë pjesë disa persona, janë siguruar dëshmitë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht