Tri magjistralet kryesor për në Gjilan, ajo nga Bujanoci, nga Prishtina dhe nga Ferizaji janë në gjendje shumë të keqe, për çka shumë banorë kanë hequr dorë nga përdorimi i veturave.
Sipas zyrtarëve komunal të Gjilanit projektet financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH-i, e që sipas informacioneve që kanë vetëm hyrje nga pjesa e Bujanocit mund të përfundoj si projekt kah fundi i muajit korrik ose gusht.
Për hyrjen nga Gjilani kanë shpresë se do të ketë një shtresë asfalti deri në fund të qershorit, ndërsa për hyrjen nga Prishtina nuk dihet se çka do të ndodhë e kur do të përfundojë si projekt.
Fahri Uka përkohësisht ka hequr dorë nga vetura. Sipas tij më mire është të ecësh në këmbë sesa të qarkull është me veturë.
“Jo veturën nuk po e përdori hiq, në këmbë po shkoj me ble bukë për arsye se ku me ec me veturë në këtë rrugë. Këtu për çdo ditë duhet me e rregullu veturën, s’kemi kah me shkuar”, ka deklaruar Fahri Uka, Banor i fshatit Livoç i ulët.
Në fshatin Livoç në hyrje të Gjilanit rruga është shndërruar në moçal gjatë reshjeve e në shkretëtirë me pluhur gjatë ditëve me temperatura të lartë.
Qe disa muaj magjistralja Gjilan Kllokot, që të dërgon në Viti e pastaj në Ferizaj është në këtë gjendje, për çka ka pasur edhe protesta.
“Veprimet e më tutjshme nuk i di, dy herë jemi dalë të them të drejtën më shumë ka pasur policë sesa protestues me arsyen se nuk kemi të drejtë me e blloku rrugën, është normal që nuk kemi të drejtë po çka me bë ne si fshatarë, jemi në hall”, ka shtuar Shpend Kosumi, Banor i fshatit Livoç i ulët.
Kosumi tregon se për çdo ditë iu dëmtohen veturat, e në tjerën anë nuk e dinë adresen se ku të ankohen.
“Sidomos ne që i kemi shtëpitë skaj rrugës, fatmirisht tash është pak lagështi se kur është vapë duhet me nejt vec tu e ujit, ne kemi mbetë qishtu nuk di kush me na dhanë përgjigje” ka theksuar Shpend Kosumi, Banor i fshatit Livoç i ulët.
Për projektin e financuar nga BERZHi, Ministria e Infrastrukturës nga komuna e Gjilanit kanë një përgjigje për këtë projekt, por jo për zgjidhje të shpejtë. Sipas tyre projekti ishte nisur pa trotuare e rrjet atmosferik të kanalizimit për çka janë bërë ndryshime e po vonohen punimet.
“Ai projekt me të filluar punimet janë shfaqur edhe ankesat e banorëve për shkak se projektit i mungojnë rrjeti atmosferik i kanalizimit atmosferik, mungojnë edhe trotuaret dhe banorët e fshatit Livoç në dalje të Gjilanit kanë shfaqur ankesën e tyre…Pritet që shumë shpejt të fillojnë punimet aty dhe në bazë të menaxherëve të kompanisë së mbikëqyrjes që i kemi pritet që deri në fund të qershorit të bëhet një shtresim i asfaltimit në atë pjesë”, ka deklaruar Mentor Mihovci, Drejtor i Shërbimeve Publike.
Gjendje e njëjtë tash e tri vite mbizotëron edhe në magjistralen Gjilan-Bujanoc. Projekti ishte planifikuar mirë, por jo edhe buxheti për të.
“Në bazë të kontakteve me Ministrinë e Infratrukturës në bazë të mbikëqyrjes që zhvillohet që i përcjellin punimet, rruga për drejtim të Bujanocit pritet deri në fund të qershorit, pritet të bëhet shtresimi i vetëm njërës pjesë që me fillu lëvizshmëria, ndërsa një pjesë tjetër deri ka fundi i korrikut ose gushtit me përfundu i gjithë projekti”, ka shtuar Mentor Mihovci, Drejtor i Shërbimeve Publike.
Edhe në hyrjen nga Prishtina për më shumë se dy vite rruga ka mbetur në këtë gjendje. Punimet në këtë rrugë sipas Drejtori të Shërbimeve Publike kanë ngecur për shkak të kontesteve pronësore. Ende nuk ka ndonjë datë se kur do të përfundojnë punimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe